Bill Gates thotë se presidenti amerikan Donald Trump gabon që e quan trajtimin e antitrupave monoklonalë një ‘kurë’ për COVID-19. Megjithatë, Gates pranon se është terapia më premtuese për momentin.
“Fjala ‘kurë’ është e papërshtatshme sepse nuk do të funksionojë për të gjithë. Por nga të gjithë terapeutikët, ky është më premtuesi”– tha themeluesi i Microsoft-it për NBC.
Antitrupat monoklonalë imitojnë antitrupa që sistemi imunitar prodhon natyrshëm për të luftuar viruset dhe patogjenët e tjerë.
Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates ka qenë aktiv në kërkimet për një kurë të koronavirusit. “Ne kemi qenë duke punuar me kompanitë që bëjnë antitrupa. Ne rezervuam kapacitetin e fabrikës deri në pranverë dhe tani kemi partneritet me Eli Lilly, e cila me Regeneron, ka qenë më e shpejta për të bërë gati këto antitrupa” – shpjegoi Gates, transmeton Daily Mail.
“Ata mund të zvogëlojnë shkallën e vdekjes”, shtoi ai.
Javën e kaluar presidenti Donald Trump e quajti trajtimin me antitrupa si një kurë duke thënë se ai ndihej më mirë pasi i kishte marrë ato. “Ata i quajnë ata terapeutikë, por për mua nuk ishte terapeutik. Unë e quaj këtë një kurë. Është një kurë.”– tha Trump.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto