Bill Gates ka publikuar një letër për Inteligjencën Artificiale - Business Magazine Albania

Bill Gates ka publikuar një letër për Inteligjencën Artificiale

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft publikoi një letër me shtatë faqe ku tha se  “Epoka e AI ka filluar” duke përshkruar pikëpamjet e tij për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale.

Në letër, ai shkroi se zhvillimi i AI është “po aq thelbësor sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit personal, internetit dhe telefonit celular”.

Gates ka folur më parë për entuziazmin e tij për të ardhmen e AI, përkatësisht se si mund të përdoret si mësues në arsim ose për të ofruar këshilla mjekësore për njerëzit ku mjekët nuk janë lehtësisht të arritshëm.
lexo : Një teknologji e re do të jetë ” më e madhe se AI “

Miliarderi gjithashtu përmendi në letër shqetësimet rreth Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë rrezikun që njerëzit ta keqpërdorin atë.

Ndërsa në letër, Gates shtjelloi këto ide duke diskutuar mendimet e tij se si AI mund të përdoret si një mjet për të përmirësuar produktivitetin e njerëzve dhe se si mund të ndihmojë në përmirësimin e pabarazive globale – në vendin e punës, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.  businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0