Bill Gates ka një këshillë për sipërmarrësit e ardhshëm

Bill Gates ka një këshillë për sipërmarrësit e ardhshëm


Bill Gates gjithmonë është në kërkim të mundësive të reja.

Vizioni i tij për mundësitë e reja në botën e kompjuterëve e nxiti atë të braktiste Harvardin, tha Gates në një diskutim në letrën vjetore të tij dhe Melinda Gates.

Ai gjithashtu ka dhënë një këshillë të vlefshme për sipërmarrësit e së ardhmes.

Gates është përgjigjur: Futjuni shkencës.

“Sa më shumë të mësoni nga shkenca, aq më shumë mundësi do të gjeni,” tha ai.

Në mënyrë të veçantë, Gates mendon se njerëzit duhet të shohin fushat e ndryshme ku do të nevojiten risi të rëndësishme në të ardhmen për të ndihmuar njerëzimintë të përballet me sfidat që e presin.

“Nëse talenti juaj është i orientuar drejt shkencës apo programimit, avancimeve në biologji apo zhvillimeve në energji, këto fusha do të jenë burimi më i madh i ndryshimit,” tha ai.

Gates tha se sfidat që ai i konsideron më të rëndësishmet përfshijnë sëmundjet globale dhe nevojën për të zhvilluar një sistem të ri energjitik për planetin. Përgjigjet e këtyre problemeve do të vijnë nga kërkimet shkencore.

Personalisht, Gates tha se ndihet me fat që ju përkushtua inxhinerisë kompjuterike. Ai punësoi njerëz për te bërë marketingun dhe shitjet, por ishte interesimi i tij që e lejoi të kërkonte fillimisht mundësitë e reja.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0