Big Brother Vip, si po fuqizon mediat sociale TV-në tradicionale?!  - Business Magazine Albania

Big Brother Vip, si po fuqizon mediat sociale TV-në tradicionale?! 

Nga Geri Kolgega

Edhe pse kohën para ekranit e shpenzojmë më shumë në mediat sociale, se sa në mediat tradicionale, mediat Audio-vizive vijojnë të prodhojnë formate, të cilat falë “martesës” me ekranin e vogël të mediave sociale shndërrohen në suksese komerciale. 

Një prej këtyre rasteve është edhe rikthimi i formatit televiziv Big Brother në Shqipëri, pas disa vitesh pauzë. Ndërsa për herë të parë u prezantua në vitin 2008 dhe solli nëntë sezone të suksesshme, producentët vendosën në 2018-ën ndalimin e saj. Tanimë një tjetër version i saj është rikthyer me personazhe publikë të njohur, të cilët shfaqin jetën e tyre të përditshme të vëzhguar 24 orë nga kamerat, ndërsa formati titullohet Big Brother Vip. 

Në sezonin e dytë të tij, duket se formati ka fituar një audiencë jashtëzakonisht të gjerë. Në Shqipëri, fatkeqësisht mjetet e audiencës janë një problematikë ende e pazgjidhur dhe nuk ka një matës audience të besueshëm. Por Autoriteti i Mediave Audio-Vizive publikon një tjetër indikator që quhet volumi i reklamave dhe tregon numrin e kompanive që kanë zgjedhur të reklamojnë në një televizion specifik. 

Kështu volumi i reklamave i Top Channel në tetor 2021, atëherë kur filloi edhe sezoni i parë i formatit, arriti në 7293.  Për të kuptuar rëndësinë e Big Brother Vip mjafton të përmendet se në janar të 2021-it pa filluar ky format, volumi i reklamave ishte në 5514, ndjeshëm më ulët. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 23 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0