Bie raketa kineze, Spanja mbylli hapësirën e saj ajrore për arsye sigurie - Business Magazine Albania

Bie raketa kineze, Spanja mbylli hapësirën e saj ajrore për arsye sigurie

Spanja ka mbyllur për një kohë të shkurtër hapësirën e saj ajore mbi krahinën verilindore të Katalonjës dhe tre krahinave të tjera pasi mbi territorin e saj pritej të kalonin mbetjet e një rakete kineze për të cilën mediat e huaja raportuan se kishte dalë jashtë kontrollit. “Për shkak të rrezikut që shoqëron kalimin e objektit hapësirnor cz5b në hapësirën ajore spanjolle, ndërpriten fluturimet nga ora 09:38 deri në 10:18 të këtij mëngjesi në katalonjë dhe komunitete të tjera”, bëri të ditur Shërbimi Kombëtar i Emergjencave të vendit në llogarinë e tij në twitter.

Long March CZ-5B), raketa më e fuqishme e Kinës, u nis në datën 31 tetor nga jugu i Kinës për të dorëzuar modulin e fundit të stacionit hapësinor kinez që është aktualisht në ndërtim e sipër .

Shërbimi europian i vëzhgimit dhe gjurmimit hapësinor u shpreh se pas rihyrjes të objektit në atmosferën e tokës, mbetje të tij mund binin në mes të Atlantikut, por gjithashtu paralajmëruan se Spanja veriore, Portuagalia dhe Italia e jugut ishin brenda trajektores së mundshme të raketës. “Parashikimit megjithatë nuk janë të sigurta, dhe një vlerësim më i mirë do të jetë im mundur kur mjeti të rihyjë në atmosferë, tha ky shërbim. Raketa kineze CZ-5B ndërkohë rihyri në atmosferë dhe  ka rënë në jug të Oqeanit Paqësor Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i komandës hapësinore të Shteteve të Bashkuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0