Bie çmimi i Bitcoin pas problemeve që pësoi Coinbase - Business Magazine Albania

Bie çmimi i Bitcoin pas problemeve që pësoi Coinbase

~2 minuta lexim


Çmimi i Bitcoin (BTC) ra me 1.400 dollarë brenda disa minutave pas një problemi në platformën tregtare të kriptomonedhave Coinbase në Shtetet e Bashkuara.

Coinbase së pari raportoi se po hetonte një çështje në të cilën API dhe faqja e saj nuk funksiononin siç duhet në orën 1:47 të mëngjesit.

Lexoni: Coinbase po lançon një kartë debiti bitcoin në Europë

Sipas tabelës së përditshme të çmimit bitcoin në Coin360, çmimi i bitcoin dhe i tregut në përgjithësoi filloi të binte rreth orës 1:25, pak minuta përpara njoftimit të parë të Coinbase.

Nga ora 2:13 paradite Coinbase raportoi se kishte identifikuar problemin dhe po implementonte rregullimin. Nga ora 2:38 paradite problemi u raportua se po zgjidhej. Një korrespondent i Cointelegraph me një llogari Coinbase kontrolloi për të konfirmuar se site ishte funksional.

Problemi vjen pasi bitcoin arriti të tejkalonte dy shifrat e çmimeve prej 12,000$ dhe 13,000$  në vetëm një orë.

Bitcoin duket se është duke u rimëkëmbur paksa nga zhytja, sipas të dhënave nga CoinMarketCap. Bitcoin aktualisht është duke tregtuar në 11,839$.

Lexoni: Bitcoin tejkalon 8,000 dollarë. A po kthehen kohët e arta të vitit 2017?

burimi: cointelegraph

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos ndalo së mësuari, sepse jeta nuk ndalon së të mësuari.”
— Brian Tracy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0