Biden prezanton planin 100 ditor. Maska e detyrueshme që ditën e parë - Business Magazine Albania

Biden prezanton planin 100 ditor. Maska e detyrueshme që ditën e parë

Biden

Joe Biden, Presidenti i zgjedhur i SHBA ka prezantuar planin e tij 100-ditor për të luftuar pandeminë e koronavirusit, ku ka premtuar se do të nënshkruajë një mandat federal për përdorimin e maskës që ditën e parë të administratës së tij.

“Jam absolutisht i bindur që në 100 ditë ne mund të ndryshojmë rrjedhën e sëmundjes dhe të ndryshojmë jetën në Amerikë për mirë”, tha Biden kur prezantoi këshilltarët kryesorë të shëndetit në administratën e tij në hyrje.

Vendosja e maskës do të zbatohet kudo që të jetë e mundur “sipas ligjit”, tha Biden, duke përfshirë kështu edhe ndërtesa federale, udhëtime ndërshtetërore dhe juridiksione të tjera të kontrolluara nga qeveria federale.

“100 ditë për të bërë një ndryshim. Nuk është një deklaratë politike, është një veprim patriotik”, tha ai.

Mbajtja e maskës është deklaratë politike ende gjatë administrates Trump. Kujtojmë se Donald Trump nuk urdhëroi që qytetarët të mbanin maskë në fytyrë gjatë pandemisë. Shumë shtete tashmë kanë mandatet e tyre të maskave për banorët, në përputhje me udhëzimet shëndetësore. Ndërkohë, guvernatorë të disa shteteve të tjera kanë refuzuar të lëshojnë këtë urdhër, duke pretenduar se maska pengon të drejtat e qytetarëve.

Lexo: Revista “Time” ‘fshin’ vitin 2020: Më i keqi i të gjitha kohërave

Por, Biden u zotua se që ditën e parë ai do të ndjekë shkencën, e cila do të merret me pandeminë. Sipas tij, zyrtarët e shëndetësisë kanë zbuluar se mbajtja e një maske mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit.

“Maskimi, vaksinimet, hapja e shkollave. Këto janë tre qëllimet kryesore për 100 ditët e mia të para,” tha Biden.

Ai premtoi gjithashtu marrjen e vaksinës së koronavirusit prej 100 milionë doza për amerikanët brenda 100 ditëve të para.

Në kohën që Biden merr detyrën e zyrtarit, të paktën tre kompani farmaceutike, Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca mund të kenë autorizim emergjent nga FDA. Janë ndërkohë edhe kompani të tjera, si Johnson & Johnson, që po punojnë për të krijuar një vaksinë.

Ai I kërkoi Kongresit të vepronte tani për të miratuar faturat e nevojshme federale të shpenzimeve që do të ndihmonin në pandeminë e koronavirusit. Ky veprim nga Kongresi do të kërkohej gjithashtu që Biden të zbatojë pjesën e tretë të iniciativës së tij Covid, e cila përfshin hapjen e shumicës së shkollave.

“Duhet të jetë një përparësi kombëtare t’i rikthejmë fëmijët tanë në shkollë dhe t’i mbajmë në shkollë,” tha Biden.

Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0