Gomat e saj janë pa-ajër dhe pa-tela. E ndërtuar me fibra karboni mjaft të lehta, karakteristikat më të dukshme të biçikletës Cyclotron janë rrotat e saj pa tela, të cilat ngjasojnë me një motoçikletë dixhitale në momentin që ndizen dritat LED.
Biçikleta peshon rreth 12 kilogramë ,një peshë kjo pak e madhe për një biçikletë me fibra karboni.
Njësoj si biçikletat e tjera inteligjente ajo është e ndërtuar me drita, gjithashtu ingranazhet ndryshohen në mënyrë elektronike në vetëm 0.2 sekonda.
Në vend të telave të gomës, biçikleta ofron një vend i cili mund të përdoret për të vendosur kuti mbajtëse për sendet tuaja, në rrotën e parme dhe atë të pasme.
E megjithatë kjo nuk është një biçikletë elektronike prandaj ju ta pedaloni. Ju gjithashtu mund të ndryshoni pozicionin e ngarjes, nga ai komfort në atë sportiv.
Për të plotësuar imazhin e saj futuris, biçikleta gjithashtu vjen më një aplikacion (për iOS dhe Android) që ruan ecjet e tua më biçikletë, gjen vendodhjen e biçikletës me anë të GPS-it në rast vjedhjeje dhe dhe lajmëron kur bateria e dritave të biçikletës është e ulët.
I gjithë ky dizajn teknologjik i gjeneratës së ardhshme sigurisht që kushton. Çmimi i vendosur nga Kickstarter është 1,700 dollarë, e megjithatë fillimisht biçikleta duhet të provohet në rrugë nga përdoruesit e thjeshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=SatCnalAE90
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
