Bezos mbron kulturën e kompanisë Amazon në një letër aksionerëve - Business Magazine Albania

Bezos mbron kulturën e kompanisë Amazon në një letër aksionerëve

~4 minuta lexim


Në një letër dërguar aksionerëve të Martën, themeluesi dhe CEO i Amazon Jeff Bezos, doli në mbrojtje të kulturës së korporatës së rishitësit më të famshëm në botë, ku kultura e kësaj të fundit u bë subjekt i një raporti kritik nga “The New York Times” vitin e kaluar.

Bezos theksoi natyrën e qëndrueshme të kulturës së korporatës në letrën e tij vjetore ndaj aksionerëve.

“Arsyeja se përse kulturat janë kaq të qëndrueshme në kohë është sepse njerëzit përzgjedhin vetë,” ka shkruar ai. “Dikush i cili ka zell dhe energji për të qenë konkurrues mund të përzgjedhë dhe të jetë i lumtur sipas një culture të caktuar, ndërsa dikush i cili pëlqen të jetë pioneer dhe të shpikë klultura të tjera e bën,” ka thënë ai, duke shtuat se Amazon nuk ka deklaruar kurrë se përqasja e saj ndaj kulturës është “e duhura”.

Amazon ka qenë subjekti i një hetimi të gjatë me muaj të “Times,” e cila e ka portretizuar kompaninë se ka një kulturë korporate të zymtë, e cila përjashton punonjësit të cilët janë vlerësuar ashpër nga kolegët dhe menaxherët e tyre.

Gjigandi i shitjeve online hodhi poshtë raportin e letrës pas ajo u publikua para një vit, ku Zëdhënësi kryesor i kompanisë, Jay Carney mori hapin e paprecedent të shkrimit të një letre publike ku mbronte Amazon dhe zbulonte informacione mbi personelin rreth punonjësve të mëparshëm të përmendur në histori.

Në letrën e tij për aksionerët, Bezos gjithashtu trumpeton suksesin e cloud computing të kompanisë, Amazon Web Services dhe programin e tij shumë popullor të anëtarësisë, Prime. Amazon nuk i pasqyron të dhënat e anëtarësisë së shërbimit të saj Prime, por analistët thonë se ajo mund të ketë më shumë se 40 milionë pjesëtarë nga Shtetet e Bashkuara.

Duke theksuar shpejtësinë në të cilën Amazon lançoi shërbimet si Prime Now, shërbimin e saj të shpërndarjes brenda 1 dhe 2 orëve, Bezos sinjalizoi aksionerët se kompania nuk do të reshtte së bëri investime të mëdha në fusha të reja të biznesit.
“I përdorur mirë, përshkallëzimi i kapaciteteve na lejon ne të ndërtojmë shërbime për konsumatorë të cilët në asnjë mënyrë tjetër nuk do të mund t’i parashikonim.”

 

/Publikua më parë nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0