Betejë reklamash për Krishtlindje: ‘Home Alone’ e Google kundër ‘Share Your Gifts’ e Apple - Business Magazine Albania

Betejë reklamash për Krishtlindje: ‘Home Alone’ e Google kundër ‘Share Your Gifts’ e Apple


Kjo është periudha më e mrekullueshme e vitit. Për ekipet e marketingut, është koha kur ata japin më të mirën për të projektuar reklamat e pushimeve që ngjallin emocionet më të forta tek ata që i shikojnë. Megjithatë, është një sfidë e vërtetë për të “goditur tek emocionet” e grupeve të ndryshme në mbarë botën me konceptime, preferenca, shije, mosha dhe dallime kulturore – dhe për ta bërë këtë me një reklamë të vetme.

Apple ka publikuar reklamën e saj të Krishtlindjeve një muaj më parë duke arritur mbi 20 milionë shikime në YouTube në vetëm një muaj. Google, nga ana tjetër, publikoi dje reklamën e saj duke arritur më shumë se 6 milionë në më pak se 24 orë.

Lexoni: Reklamat e fundvitit: Ja si festojnë brandet shqiptare

Këtë vit Google vendosi të godasë me klasiken më të famshme të Krishtlindjeve që nga viti 1990, duke rikrijuar filmin ‘Home Alone’ me Google Assistant. Kevin Mccalister tani është një i rritur, i cili përditëson eksperiencën “I vetëm në shtëpi” për shekullin e 21-të.

https://youtu.be/xKYABI-dGEA

Motoja e Google thotë ” Make Google Do It” duke e bërë atë shumë më komerciale se “Share Your Gifts” të Apple. Apple erdhi me një video të animuar të këndshme që është më pak se tre minuta e gjatë, gjë që e bën shumë të gjatë në krahasim me një minutë të Google. Reklama e tyre ka të bëjë me një grua të re introverte, e cila është shumë e talentuar, por nuk lejon që kreativiteti i saj të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë së saj. Në fund, qeni i saj e ndihmon duke hapur dritaren.

https://youtu.be/3dJCroCMBPM

Pyetja shoqëruese e Apple është: “A keni bërë ndonjëherë diçka të mrekullueshme, por keni frikë të ndani atë?”. Ndërsa Google fokusohet në shpjegimin e karakteristikave të Alexa. “Edhe Kevin McCallister ka nevojë për një ndihmë të vogël. “.

Ndërsa reklama e Google është më shumë komerciale me Google Asistent, në të njëjtën kohë ajo revokon humor dhe nostalgji. Reklama e Apple, nga ana tjetër, fokusohet në ndjenjat e ngrohta të zemrës, por nuk lë Mac dhe Air Pods jashtë nga figura.

Lexoni: Gabimet më të mëdha të markave gjatë vitit 2018

Edhe nëse nuk jeni një përdorues i Apple, duhet ta pranoni se Google na ka përshëndetur këtë periudhë pushimesh duke shkaktuar emocione shumë më të forta sesa reklama e Apple. Krishtlindjet nuk mund të vijnë pa parë çdo vit filmin ‘Home Alone’ dhe çuditërisht interesi në mbarë botën po rritet.

Do të ishte vërtet interesante dhe argëtuese të shikonim të gjithë “operacionin Kevin” se si do të dukej 28 vjet më vonë me të gjithë teknologjinë në dispozicion për atë djalë të shkathët.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0