Reklamat e fundvitit: Ja si festojnë brandet shqiptare

Reklamat e fundvitit: Ja si festojnë brandet shqiptare


Brenda muajit dhjetor kompanitë shqiptare kanë publikuar reklamat me ofertat e tyre për këtë fundvit.

Reklamimi është bërë më i rëndësishëm për pronarët e dyqaneve duke u përpjekur të joshin blerësit nga rivalët e tjerë. BusinessMag ka përzgjedhur për ju disa nga spotet publicitare festive, të brandeve të njohura që operojnë në vendin tonë.

“Zinxhiri i Dhuratave” nga Telekom Albania

Kompanitë telefonike janë gjithmonë të parat në ide dhe publikimin e reklamave me aromë feste. “Gjithçka duam të dhurojmë për festa është dashuri”, ky është mesazhi i videos e cila lançon një ofertë të re. Urime përmes paketave të ndryshme Telekom për njerëzit tuaj të dashur. Video përfshinë pamje nga qyteti i zbukuruar i Tiranës dhe njerëz që surprizohen nga dhuratat e komunikimit të Telekom. Në sfond është zgjedhur kënga e Krishtlindjeve nga këngëtarja Besa.

Origjinale dhe për më të tepër, gjithçka shqip.

Coca-Cola, #BehuBabagjyshi

Festat nuk do të kishin kuptim pa reklamën klasike të Coca Cola-ës. Fabula e këtij viti përcjell një mesazh dashurie dhe bujarie. Qyteti është i mbuluar nga dëbora, dhe rrugët janë të mbushura plot me njerëz që bëjnë përgatitjet e fundit të Krishtlindjes. Një djalë i ri, i mërzitur duke qëndruar në shtëpi, lëviz në supermarketin më të afërt për të blerë një shishe Coca Cola. Jashtë dyqanit qëndron një burrë i moshuar, i uritur dhe i vetmuar. Djali i afrohet dhe i dhuron një sandwich dhe një Coca Cola. Pasi kthehet në shtëpi i lumtur, kamioni i Coca Cola-ës parkon poshtë dritares së tij, dhe plaku që kishte ndihmuar transformohet në Babagjysh.

Këtë fundvit, shumëfishojeni punën e Babagjyshit, duke bërë edhe ju disa gjeste të vogla mirësie. #BehuBabagjyshi

Sezon Dekor – “Kaq shumë frymëzim vetëm në një vend”

Sezon Dekor apo siç e njohim ndryshe “Shtëpia e magjisë së festave”, çdo vit sjell një reklamë plot shkëlqim. Një vend fantastik i mbushur me ngjyra, dhe mistere për t’u zbuluar. Zëri i ngrohtë i aktores së mirënjohur Tinka Kurti, na shoqëron përgjatë ambjetit të Sezon Dekor dhe produkteve të pafunda që i japin kuptim festave. Pemë të dekoruara, engjëj, drerë, babagjysh e zbukurime që të sjellin në mend vetëm përrallat. Sezon Dekor na fton të gjithë të festojmë së bashku dhe të shpërndajmë shpirtin festiv kudo nëpër qytet. Një reklamë e thjeshtë dhe e ngrohtë për veshin e për syrin.

Festat e Fundvitit

Sezon Dekor shtepia e magjise se festave…Ju mirepresim te festojme sebashku dhe te shperndajme shpirtin festive kudo neper qytet ❤🎄•#sezondekor #tirana #albania

Publiée par Sezon Dekor sur Mercredi 28 novembre 2018

 

Big Market: “Këtë vit edhe Babagjyshi pret dhurata”

Reklama më e zhurmshme që mund të kemi parë deri tani. Big Market zgjedh të festojë brenda ambjenteve të hipermarketit të tij, mes produkesh e dhuratash për të gjithë klientët fatlumë. Personazh kryesor i kësaj reklame është zgjedhur të jetë familja Mamaqi, e cila gjatë vizitës së saj në market mbetet e surprizuar nga pritja. Nga efektet e përzgjedhura të borës e tymit të bardhë, duket sikur janë zhvendosur në Polin e Verit me shumë elfë dhe Babagjyshin që lançon shorteun e fundvitit.

Vodafone Albania: “Surpriza e fundvitit”

Përveç Krishtlindjes, ngjyra e kuqe na kujton dhe gjigandin Vodafone. Vetëm 27 sekonda për të prezantuar reklamën e fundvitit. Pemë Krishlindjesh, zbukurime të kuqe dhe një çift i lumtur në komoditetin e shtëpisë duke shijuar dhuratën nga Vodafone, këto janë detajet e kësaj reklame. “Surprizë këto festa për të gjithë klientët besnik”, një mini spot që na bën të kërkojmë më shumë.

Helios Gastronomi: “Sjell gatimin në shtëpinë tuaj”

Këto festa shijoi në ngrohtësinë e familjes dhe miqëve të shtrenjtë. Helios Gastonomi sjell gatimin në shtëpinë tuaj. Ndërkohë që e gjithë familja shijon orët e mbetura të ditës së fundit të viti, dy kamarierë të kuruar nga Helios Gastronomi kanë bërë gjithçka gati. Një tavolinë e shtruar bukur, me qirinjë dhe gatime që të marrin shumë kohë dhe energji…e kemi fjalën dhe për atë elektrike. Kateringu nga Helios është reklamuar më së mirë në këtë spot të shkurtër.

https://www.youtube.com/watch?v=W4eedUTVsW4

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0