Betahaus sjell në Tiranë Coworking Week 2018 - Business Magazine Albania

Betahaus sjell në Tiranë Coworking Week 2018


Betahaus po sjell në Tiranë Coworking Week 2018 me mbështetjen e GIZ Albania. Workshops dhe eventi do të zhvillohet në Ofiçina, ndërsa Betabeer në Qendrën Tulla. Folësit në konferencë do të kushtojnë kohë shtesë për temat që ju dëshironi të diskutoni.

Ne ju inkurajojmë që të merrni pjesë dhe të sillni kolegët tuaj ditën e Shtunë dhe të Dielë. Vendi është brenda zonës së institutit Harry Fultz.

Coworking Week është një event ku ekspertët e startup-eve nga e gjithë e Europa mblidhen për të diskutuar mbi ekonominë dhe të ardhmen e punës.

Nga data 4-7 Tetor, betahaus prezanton Coworking Week në Tiranë me katër ditë të mbushura me workshop-e, leksione, seanca konsulence dhe mundësi networking. Kryeqyteti i Shqipërisë është zgjedhur për të zhvilluar eventin e këtij viti, hapjen zyrtare të Betahaus | Tirana në 2019.

Gjatë katër ditëve, coworking i hapur, do të ketë të ftuar të veçantë që ofrojnë seanca konsultimi një-me-një, rrjetëzim dhe shumë më tepër shanse për të rritur biznesin tuaj.

Gjatë Coworking Week, do të zhvillohet betabeer në Tiranë për herë të parë dhe do të prezantohen eventet e tjera startup për audiencën shqiptare. Këtu gjithashtu do të shpallen fituesit e BETAPITCH Tirana.

Për më shumë informacion në lidhje me organizimin dhe axhendën klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0