Best Buy nuk do të shesë më produktet e gjigandit Huawei

Best Buy nuk do të shesë më produktet e gjigandit Huawei


Best Buy nuk do të shesë më produkte të Huawei, aktualisht kompania e 2 më e madhe e prodhimit të smartphone. Kjo shënon dështimin e dytë të përpjekjeve të kinezëve për të depërtuar në tregun Amerikan.

Sipas CNET, Best Buy ka ndaluar porositë për smartphone të rinj nga aziatikët dhe do të ndalojë përfundimisht së shitur smartphone Huawei në javët në vazhdim.

Huawei është ballafaquar me vështirësi të mëdha në luftën e saj për të hyrë në tregun amerikan. Kompani telefonike të rëndësishme si AT&T dhe Verizon kanë refuzuar të shesin smatphone nga kinezet. Kjo, pas presionit të qeverisë amerikane duke lënë vetëm 2 rishitës për gjithë Amerikën. Best Buy (edhe për pak kohë) dhe Amazon.

Humbja e Best Buy, rishitësin më të madh të elektronikës në vend, është një tjetër goditje e rëndë për kompaninë.

Mark Gurman nga Bloomberg, raporton se nuk penalizohen vetëm smartphone. Goditja vjen edhe për produktet e tjera të kompanisë. Huawei, gjithashtu prodhon laptop dhe smartwatch. Gjithashtu edhe Honor, sub-brand i Huawei, pritet të ketë të njëjtin fat. Ajo që kërkohet të arrihet, është eleminimi i plotë i gjithë gamës së produkteve.

Por e gjithë kjo ka një arsye. Nuk është një goditje për Kinën, por është një goditje për kompaninë veçanërisht. Zyrtarë të FBI, CIA dhe NSA, dyshojnë se kompania kineze ka lidhje të forta me qeverinë vendase. Ky fakt, është konsideruar si i rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Kongresi ndërkohë, po punon për të hartuar një ligj i cili ndalon përdorimin e smartphone Huawei apo ZTE nga të punësuarit në agjensitë qeveritare.

Është ende e paqartë, nëse kompania kineze me qëndër në Shenzhen, është një konkurent i fortë, apo me të vërtetë mund të jetë një i “infiltruar”.

Burimi: The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0