Besimi në ekonomi, biznese e individë “zhyten” në pezimizëm

Besimi në ekonomi, biznese e individë “zhyten” në pezimizëm


Besimi i individëve dhe bizneseve në ekonomi ka rënë ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë, përmes Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorëve, vëren se, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me 9.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Rënia ka ardhur si nga ulja e besimit të biznesit edhe e konsumatorëve, ndonëse niveli i këtij treguesi është mbi mesataren historike.

Sipas të dhënave të vrojtimit, besimi ra në të gjithë sektorët e biznesit (industri, ndërtim, shërbime, tregti). Për më tepër, edhe për pritshmëritë nuk ka shenja pozitive.

Individët nga ana e tyre dhanë vlerësim negativ për situatën e tyre financiare të pritshme, të ardhurat e shpenzimet dhe blerjet e mëdha.

Ulja e perceptimit të qytetarëve dhe sipërmarrësve në ekonomi, erdhi pas një vlerësimi pozitiv në tre muajt e parë të vitit.

Besimi në Industri ra  3.7 pikë

Me gjithë rënien e shënuar, Treguesi vijon të jetë mbi 6 pikë përqindje mbi mesataren historike të saj. Ulja vërehet tek besimi në prodhim me 8.2 pikë përqindje; kontratat e porosisë 2.2.

Ndërtimi -1.9 pikë përqindje

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit ra edhe në tremujorin e dytë, duke qenë 1.9 pikë përqindje poshtë nivelit të shënuar një tremujor më parë. Kjo ecuri e zhvendosi treguesin rreth 8.4 pikë përqindje nën mesataren historike të tij. Në ulje janë kontratat e porosisë, (4.2 pikë përqindje), ndërsa aktiviteti ndërtues shënoi rritje të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Edhe niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi rënie

Shërbimet – 8.9 pikë

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve ra 8.9 pikë përqindje. Ndikimin kryesor e dha ulja e kërkesës (-15.9 pikë përqindje) dhe në një masë ecuria e biznesit. Tek shërbimet, janë përkeqësuar edhe pritjet për gjendjen financiare, për kërkesën dhe punësimin në tremujorin e ardhshëm. Ndërkohë, niveli i punësimit dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënuan rritje.

Besimi konsumator bie 1.8 pikë

Edhe besimi konsumator për të ardhmen shënoi rënie, duke zbritur nën mesataren historike. Për më tepër, të gjithë faktorët që maten në vrojtim shënuan rënie. Këto faktorë janë: situata financiare e pritur e familjes, të ardhurat dhe shpenzimet aktuale, blerjet e mëdha dhe situata e përgjithshme ekonomike e pritur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0