BERZH do të forcojë mbështetjen për kompanitë ndërsa kriza e koronavirusit thellohet

BERZH do të forcojë mbështetjen për kompanitë ndërsa kriza e koronavirusit thellohet


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po planifikon të rrisë mbështetjen e saj, për kompanitë në rajonet ku ajo operon, për t’i ndihmuar ato të merren me ndikimin e thellë të pandemisë, Koronavirus (Covid-19).

Banka, e cila investon në 38 ekonomi në zhvillim, bën të ditur se po përgatit një paketë masash për t’ua paraqitur aksionarëve për miratim.

Lexo: Kryeministri Rama komunikon direkt me qytetarët

Propozimet pritet të përfshijnë krijimin e një “kornize të qëndrueshmërisë” për klientët ekzistues, që do të siguronin likuiditet afatshkurtër emergjent, kapital qarkullues, financim tregtar dhe ristrukturim për kompanitë me baza të forta biznesi, të prekur përkohësisht nga kriza.

Kjo synon të jetë një përgjigjie e shpejtë për nevojat e kompanive, që vuajnë nga efektet e koronavirusit dhe trazirave globale ekonomike që kanë pasuar.

Sipas BERZH, paketa e re e masave të urgjencës vjen pasi BERZH po premton mbështetje të fortë në përgjithësi për vendet e saj ku operon dhe ka arritur një nivel rekord investimesh prej 10.1 miliardë eurosh në vitin 2019.

Ekonomistët e BERZH presin që rezultati ekonomik të ndikojë drejtpërdrejt në të gjitha rajonet ku operon, në Azinë Qendrore dhe gjithashtu në Evropën Lindore dhe Kaukazin, Rusinë dhe Evropën Jug-Lindore.

Vendet që janë shumë të integruara në zinxhirët e furnizimit global dhe kanë varësi të drejtpërdrejtë në veçanti nga Kina dhe Evropa, ka të ngjarë të vuajnë më shumë nga virusi. Industria e turizmit ka të ngjarë të preket në shumë prej vendeve të BERZH.

Lexo: E gjithë QSUT në gjendje gatishmërie

Rënia e fundit e çmimeve të naftës, do të ndikojë gjithashtu në vendet prodhuese të naftës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0