Bëni këto gjëra për të rritur kreativitetin e punonjësve tuaj

Bëni këto gjëra për të rritur kreativitetin e punonjësve tuaj


Inovacioni dhe kreativiteti janë pjesë e pandashme e një pune në ditët e sotme. Çdo fushë ka hapësirën e saj krijuese. Në çdo lloj pune, gjithnjë ka hapësirë për kreativitet dhe inovacion. Nuk është vetëm arti apo teknologjia që duhet të jetë krijuese dhe inovative. Edhe në kontabilitet ka mënyra për të qenë më krijues. Nëse doni që të rrisni kreativitetin e punonjësve tuaj, mund të provoni me këto tre gjëra.

Shmangni monotoninë
Nëse moti është i përshatshëm, merrni ekipin tuaj dhe ikni jashtë zyrës për një takim apo për një ide. Ju nuk keni nevojë t’i çoni ata larg. Mund të shkoni edhe në një lulishte dhe të uleni aty. Duke pasur ajër të pastër hapni mendjen tuaj dhe kjo ju ndihmon të mendoni më mirë. Kështu, punonjësit tuaj mund të frymëzohen dhe të gjejnë ide të reja.

Krijoni një ambient frymëzues brenda zyrës
Krijoni një dhomë frymëzimi ndryshe nga çdo dhomë tjetër në zyrë, kështu që kur punonjësit tuaj të duan të marrin pushim ose të kenë nevojë për frymëzim, ata mund të shkojnë në këtë dhomë dhe të rifreskojnë mendjet e tyre. Gjithashtu, bëjeni këtë dhomë sociale në mënyrë që punonjësit tuaj të mund të mblidhen së bashku dhe të kenë një pushim dreke ose kafe. Është mirë ta dekoroni këtë dhomë me një dizajn inovativ për të reflektuar ndjenjën krijuese.

Lexo: Kufizimet krijojnë kreativitet

Punësoni njerëz të ndryshëm
Njerëz të ndryshëm me prejardhje të ndryshme shohin gjëra nga një këndvështrim tjetër. Si rezultat, kur ata përpiqen të zgjidhin diçka, dalin me zgjidhje të ndryshme. Prandaj, nëse punësoni njerëz të ngjashëm me arsim të ngjashëm dhe vlera kulturore të ngjashme, mund të humbisni mundësitë e ndryshme. Për këtë arsye, përpiquni të punësoni individë që vijnë nga vende të ndryshme, të cilët janë në stade të ndryshme të jetës së tyre për të rritur kreativitetin e kompanisë tuaj.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0