Ben Andoni arsyet pse Shqipëria do futet në BE më shpejt se Kroacia dhe sfida e Ministrisë së Financave - Business Magazine Albania

Ben Andoni arsyet pse Shqipëria do futet në BE më shpejt se Kroacia dhe sfida e Ministrisë së Financave

Shqiperia do te futet me shpejt se Krocia ne BE

Hapja e negociatave është një mundësi e mirë për të përmirësuar shumë nga sektorët në vendin tonë.
Historiani Ben Andoni, e sheh çeljen si një hap përpara për të na çuar drejt një vendi më demokratik. Për Business Magazine, ai shprehet se sektori i ekonomisë, me Ministrinë e Financave kanë rol themelor në këtë hap, pasi do të duhet të plotësohen 13-të kapitujt e parashikuar nga BE.

Cilat janë përfitimet e biznesit në Shqipëri nga çelja e negociatave?

Fillimisht, gjithçka vihet re në momentin e shfaqjes së modalitetit në Open Ballkan, Z. Rama dhe Z. Vuçiç kanë thënë që, të dyja vendet tona kanë nevojë për përgatitjen e kuadrit ligjor, por edhe teknik të thithjes së investimeve të huaja. Sllavët për shkak të konjukturës së tyre historike kanë ndërtuar edhe më shumë besimin e investitorëve të huaj.
Ndaj, tani pas çeljes së negociatave investitorët nuk do të vijojnë ta shohin Shqipërinë si vend problematik, por do të ketë patjetër lehtësira.

A ëshë kjo një sfidë apo arritje?
Është të dyja bashkë. Sot fillon sfida e vërtetë e politikanëve, sepse në shkollat profesionale do të duhet të nxjerrin sa shumë dhe sa më tepër profesionistë.
Investimet e huaja kërkojnë fuqi punëtore. Ato nuk mund ta importojnë fuqinë punëtore. Shumë prodhime tonat gjithashtu pak nga pak do fillojnë të certifikohen ndryshe në tregun EU.

Çfarë do të sjellin këto ndryshime?

Pritet të ulet informaliteti dhe ne do të operojmë në kuadrin e një vendi, sipas rregullave të BE.
Kjo do të bëjë që shqiptarët ose të rikthehen në vendin e tyre ose të pranojnë të qëndrojnë dhe punojnë këtu. Na pret një e ardhme më e mirë.

Vende të tjera të Rajonit janë në prag hapjesh të negiciatave, nga aspekti ekonomik ne jemi më të zhvilluar apo disa hapa pas atyre?

Tregu sllav është tepër i strukturuar dhe ka një ecuri shumë të mirë, ose më saktë ashtu ka qënë gjithmonë. Të hapur për të bashkëpunuar me Kosovën, Malin e Zi e Krocainë. Kanë mbështetur fuqinë bashkëpunuese mes grupesh. Për fat të keq, ne nuk kemi një treg aq të mirë sa do ishte nëse do ishim një treg i  përbashket me Kosovën.Tani vonë hoqëm tarifën e rrugës. Nëse do ishim një treg i përbashkët do të luanim edhe politikat e brendshme. Sot që flasim kemi ekonomi të pastrukturuar ende mirë, nuk kemi një treg të mirëfilltë ekonomik. Nëse do të punonim me Kosovën gjërat do të ishin ndryshe,  do kishim shkëmbim mallrash apo gjithçka tjetër dhe do të konkuronim edhe Malin e Zi edhe Maqedoninë. Grupet e intereset pengojnë kanale të caktuara zhvillimi për Shqipërinë. Serbia dhe Krocia e kanë shumë më të lehtë të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Ne pse e kemi kaq të vështirë? Uroj që kjo të kuptohet së shpejti. Serbia e ka kaluar me kohë këtë problem ndaj është radha jonë tani ta shohim si sfidë.

Cila ministri sipas jush do të ketë punën më të vështirë?
Ministria e Financave do të ketë punën më të vështirë. Me mbi 13 kapituj që duhet parë dhe vlerësuar. Kjo patjetër do të marrë kohë. Do të duhet një burokraci jashtëzakonisht e mirë, e cila do të duhet ta përballojë.
Së dyti, tani shteti çdo gjë duhet ta mendojë në bazë të hapjes së kapitujve të rinj cdo gjë do ndryshojë.

A mendoni që po njësoj si Kroacia me 12 vite përpjeke edhe ne do të bëhemi pjesë e BE? Besoj se po!
Madje unë mendoj që edhe më shpejt pasi në kohën kur u fut në loje Kroacia kishte të tjera modalitete ndëra tani të tjera.
Efektet do të kemi mundësi t’i shohim, por fillimisht do të jenë të padukshme. Ndikimi më i madh pritet të jetë në drejtësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0