Bëje pjesë të leximeve të kësaj vere numrin 21 të Revistës së Businessmag - Business Magazine Albania

Bëje pjesë të leximeve të kësaj vere numrin 21 të Revistës së Businessmag


Vera me pushimet e saj mund të na japë më shumë kohë në dispozicion për të lexuar. Numri i ri i revistës së Businessmag sapo ka dale online dhe të ftojmë ta Shkarkosh e ta kesh pjesë të listës tënde të leximeve.

Në këtë numër ka çështje interesante si zhvillimet më të fundit në teknologji dhe projektimet e kësaj fushe në të ardhmen e afërt. Ku po shkon teknologjia dhe cili është roli i pazëvendësueshëm i njeriut? SmartWork solli në Shqipëri presidentin e grupit në një forum, ku mbajti një fjalim interesant për teknologjinë.

Arsimi ka marrë një trajtim të gjerë në këtë numër. Disa anketa, intervista dhe kërkime të zhvilluara nga ne sjellin një panoramë se ku është arsimi shqiptar, cilat janë sfidat tona e ato mbarëbotërore. Ju kujtojmë se ky vit nisi me protesta të studentëve për cilësi arsimi e përfaqësim më të mirë, por zgjidhjet si: punësimi i studentëve ekselentë nëpër ministri, nuk prekën thelbin e shqetësimit të studentëve. Megjithatë, mes profesorëve ka shumë prej tyre që frymëzojnë dhe mund të cilësohen burim frymëzimi për karrierë e kontribut pozitiv në shoqëri. Ne kemi sjellë disa prej tyre, të përzgjedhur nga dy anketa të bëra online me studentë e të punësuar.

Në këtë numër mund të njihni më mirë “Think Big”, produktin mediatik të Businessmag dhe New Media Communications. Rreth asaj çfarë ndodhi në gjysmën e parë të këtij cikli emisionësh, çfarë pritet në sezonin e dytë dhe përshtypjet e përvojat e stafit të angazhuar direkt në këtë realizim.

Rreth tregut të sigurimeve do të mund të lexoni një intervistë me CEO-n e kompanisë Sigma Interalbanian VIG Klaidi Çitozi.

Nëse ke interes të veçantë në fushën e marketingut dixhital mos humb detajet nga konferenca e ndjekur nga ne e Spark.me, zhvilluar në Mal të Zi.

Disa prej sekreteve të pa thëna në fushën e marketingut mund të vlejnë si një marketer apo edhe klient i përditshmërisë.

Mes historive të markës, këtë radhë kemi zgjedhur Birrën Korça. Tradita e saj nis me një investimin italo-shqiptar. Këto dhe shumë të tjera mund të shfletosh gjatë një pushimi në zyrë, ose nën çadrën e plazhit.

Duke shpresuar të marrësh informacione të vlefshme e të këndshme, të urojmë një verë të mbarë!

Shkarko Këtu versionin online të numrit 21 të Revistës. Ndërkohë, version print është i disponueshëm gjatë javës së parë të muajit Gusht, të cilën mund ta porosisni online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0