Bëhuni pjesë e "Italian Business Mission to Albania" në datën 19 Shkurt 2018 - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e “Italian Business Mission to Albania” në datën 19 Shkurt 2018


ICE – Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Confindustria (Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane), ABI (Shoqata Bankare Italiane), Aleanca e Kooperativave Italiane, Konferenca Italiane e Rajoneve dhe Provincave Autonome, Rrjeti Italian i Biznesit, Unioncamere (Bashkimi Italian i Dhomave të tregtisë, industrisë, zejtarëve dhe bujqësisë), organizojnë në Shqipëri në datën 19 shkurt 2018 një takim sipërmarrjesh italiane me udhëheqje politike.

Ky takim promovohet nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria Italiane e Zhvillimit ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto.

Sektorët në fokus të nismës janë: INFRASTRUKTURA; ENERGJIA E RINOVUESHME DHE GREEN TECH TECHNOLOGIES; MEKANIZIMI I BUJQËSISË, PËRPUNIMI I USHQIMIT DHE PACKAGING, INOVACIONI.

Takimi do të zhvillohet në 19 SHKURT 2018 PRANË HOTEL TIRANA INTERNATIONAL mbi bazën e një programi si më poshtë:

* Business Forum
* Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë
* 3 workshop-e sektoriale
* Takime biznesi B2B me kompanitë italiane.

Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it HTTP://WWW.ALBANIAITALY2018.ICE.IT .

Në jeni të interesuar të bëheni pjesë aplikoni nëpërmjet formularit në google form: http://www.albaniaitaly2018.ice.it/iscrizione-all-evento.

Afati i fundit i aplikimeve është data 9 Shkurt 2018.

Axhendën e plotë e gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0