Bëhuni pjesë e akademisë jCoders dhe prekni teknologjinë me duart tuaja - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e akademisë jCoders dhe prekni teknologjinë me duart tuaja


Akademia jCoders ofron mësimin e programimit, elektronikës, robotikës dhe platformave mobile dhe është akademia e parë e këtij lloji në Tiranë. Ajo është themeluar në Korrik të vitit 2015 në Kosovë dhe filloi punën me fëmijët në Nëntor të të njejtit vit. jCoders ka për mision ndërtimin e gjeneratës së re të krijuesve, duke i ekspozuar të rinjtë nga mosha 8 vjeçare ndaj teknologjisë informative dhe krijimit të teknologjisë.

Tashmë jCoders vjen në Tiranë dhe në bashkëpunim me Protik Innovation Center ju fton të bëheni pjesë e trajnimeve, duke i dhënë një tjetër dimension pasditeve interaktive të fëmijëve tuaj. Janë të mirëpritur të gjithë fëmijët nga 8 deri 15 vjeç. Për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave specifike të çdo fëmije seancat drejtohen nga 2 trajnerë njëkohësisht.

Trajnimet jane të organizuara në 3 module: bazë, robotikë, mobile.

Akademia jCoders ka këto objektiva:

  • Ndërtimin e gjeneratave të reja me njohuri të teknologjisë informative
  • Zhvillimin e planprogrameve të reja të cilat do të ofrojne diversitet në mësimin e teknologjisë
  • Zgjerimin e akademisë edhe në qytete të tjera

Programi i akademisë është i bazuar në projekte dhe me moton ‘Mëso duke punuar’ i cili lejon lulëzimin e potencialit të plotë të secilit fëmijë, duke nxitur kreativitetin, punën në grup, krijimin teknologjik dhe mbi të gjitha inovacionin. Nxënësit transfromohen nga shfrytëzues të teknologjisë në krijues të teknologjisë.

Suksesi i nxënësve të jCoders ka sjellë shumë çmime: Tre nxënës të kësaj akademie dolën fitues të çmimit prestigjoz në Albanian ICT Awards, “Ylli në ngritje”.

Lexoni: “ICT Ylli në Ngritje”, Raesa Nikshiqi: “Njerëzit me nevoja të veçanta në fokus të projektit tim.”

Lexoni: “Ylli në ngritje i ICT Awards”, Penda Smajljaj: “NotifyMe ka qenë projekti që më ka sfiduar në çdo aspekt.”

Lexoni: “Ylli në Ngritje” i ICT Awards Loran Pllana: “Vetëm me punë të palodhshme krijohen vlerat dhe suksesi”

Akademia jCoders është funksionale në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Tiranë.

jCodersÇfarë mësohet në Akademinë jCoders?

Gjeneratat e reja të ditës së sotme janë të lidhur ngushtë me përdorimin e pajisjeve teknologjike dhe si të tillë ata çdo ditë e më shumë po bëhen të varur, mirëpo edhe të largët në aspektin e njohjes në thelb të krijimeve teknologjike. Në jCoders punohet shumë në ndërtimin e kulturës së inovacionit dhe nxitjen e kreativitetit në klasë, të cilat lejojnë liri si dhe lulëzim të potencialit.

Akademia jCoders punon shumë në hulumtimin e metodave më efektive të mësimdhënies në mënyrë që të nxënit e mësimit brenda orëve të jetë sa më efektiv. Ky proces është ciklik dhe vazhdimisht punohet të përmirësohet.

Trajnimet të cilat ofrohen janë të dedikuara për moshat  8-15 dhe 15-18.

Trajnimet për moshat 8-15 përbëhen nga këto module (kliko këtë link)

Trajnimet për moshat 15-18 përbëhen nga këto module (kliko këtë link)

Për të dyja grupmoshat trajnimet në modulet më të avancuara bëhen sipas suksesit dhe parapëlqimeve të nxënësve.

Struktura Mësimore

Grupet e fëmijëve të jCoders janë maksimumi 15 fëmijë.

Certifikimi – Pas përfundimit të suksesshëm të moduleve, nxënësit certifikohen nga Akademia jCoders dhe Ministria e Arsimit me titullin Junior Coder.

Çmimi: 40 euro në muaj.

Mësimi mbahet në hapësira kreative të pajisura me laptop individual për secilin fëmijë në të cilin do të zhvillojë gjatë orës.

Programi i përdorur në Trajnimet jCoders është material i adaptuar nga Creative Computing dhe Scratch, këto dy të dizajnuara nga MIT Media Lab dhe Harvard Graduate School of Education. Programi për modulet Robo dhe Mobile eshte i adaptuar nga Arduino dhe AppInventor.

Për më shumë informacione klikoni këtu.

Regjistrohuni duke plotësuar formën në www.j-coders.com/register ose në nr. +355 69 8986453.

Nxitoni të regjistroheni, aplikimet janë të hapura deri në fund të muajit Shtator.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0