Bëhu pjesë e Wolves Summit Vienna me startup-in tënd në datat 20 - 21 tetor - Business Magazine Albania

Bëhu pjesë e Wolves Summit Vienna me startup-in tënd në datat 20 – 21 tetor

Wolves Summit Vienna

Për herë të parë miqtë tanë nga Wolves Summit po e sjellin eventin në një qytet të ri!

Wolves Summit do të zhvillohet në Vjenë, Austri në datat 20 dhe 21 tetor të këtij viti. Ky edicion hibrid ka të bëjë me lidhjen e talenteve, teknologjisë dhe inovacionit rajonal të Evropës Qendrore & Lindore në nivel ndërkombëtar.

Merr biletën tënde Këtu.

Çfarë përfshin Wolves Summit Vienna?

Prezantimet kryesore. Me liderë të mendimit mbi 10+ tema, të kuruara me kujdes në teknologjinë e klimës, fintech, të ardhmen e punës, deeptech dhe teknologjitë më të fundit transformuese.

Networking i pakufizuar. Lidhuni me startup-et dhe investitorët në të gjithë Evropën.

Ekspozita e startup-ve të EQL. Wolves Summit është në kërkim të startup-eve dhe scaleup-ve më të mira në të gjithë EQL për të shfaqur teknologjinë e tyre drejtpërdrejt në Vjenë përpara qindra investitorëve dhe partnerëve të korporatës.

Evente & Workshope të ndryshme. Do të ketë një gamë të gjerë ngjarjesh nga workshop-et dhe tryezat e rrumbullakëta deri te mbrëmjet e investitorëve.

Mos bëni plane të tjera për datat 20-21 tetor dhe përfitoni nga oferta verore.

Merr biletën tënde Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0