Bëhu një zë më shumë në OKB

Bëhu një zë më shumë në OKB

OKB

Samiti i OKB-së, që zhvillohet çdo vit në Nju Jork, këtë herë i ka nisur punimet më 15 shtator, krejt ndryshe nga çdo sesion tjetër në historinë prej treçerek shekulli të kësaj organizate: po zhvillohet online, për shkak të pandemisë aktuale globale.

Ç’ka do të thotë se nëpër korridoret e zhurmshme dhe ndonjëherë të tejmbushura të selisë së OKB-së në Nju Jork, presidentët e figurat e famshme globale nuk po ndeshen me njëri- tjetritn. Pjesa më e madhe e liderëve nuk janë personalisht aty dhe takimet po zhvillohen virtualisht, por kjo nuk do të thotë që rrotat e diplomacisë globale dhe zhvillimit të qëndrueshëm nuk do të rrotullohen me shpejtësinë e zakonshme.

Lexoni: Miliarderi që dëshiron të vdesë i varfër, dhuroi të gjithë pasurinë e tij

Ky vit pandemie përkoi me 75- vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht prej kufizimeve të diktuara nga Covid-19, një gjë nuk ka ndryshuar për OKB-në: dëshira dhe misioni për të përmirësuar jetën e kombeve dhe njerëzve në mbarë globin.

Theksi te paqja, siguria, ekonomia, shëndetësia, arsimi etj… që tashmë duhen analizuar e trajtuar në të tjera dimensione që po na dikton ky normalitet i ri- Covid 19. OKB-ja po planifikon t’i ndërtojë strategjitë e së ardhmes mbështetur jo thjesht në kontributin e ekspertëve të saj, por kësaj here, edhe në idetë dhe mendimet e njerëzve në të gjithë globin.

Për të mbledhur këto mendime, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur prej disa muajsh fushatën #UN75, për plotësimin e një pyetësori, i cili na jep të gjithëve mundësinë të themi fjalën tonë, për të ardhme të përbashkët më të mirë e më të sigurtë. Ky pyetësor, i cili është publikuar prej muajsh, është plotësuar nga qindra e mijëra njerëz në mbarë globin dhe nga mijëra shqiptarë gjithashtu.

Samiti do të na i zbulojë së shpejti prespektivat e së nesërmes, bazuar mbi të dhënat e pyetësorit që do të vijojë të shpërndahet nëpër botë, edhe këtu në Shqipëri, deri në fund të dhjetorit. Ndaj nëse nuk e ke plotësuar ende, kliko tani në https://un75.online/?lang=alb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0