BeautyFair Albania, panairi i të bukurës i cili u mbajt në zemër të Tiranës - Business Magazine Albania

BeautyFair Albania, panairi i të bukurës i cili u mbajt në zemër të Tiranës

Beauty Fair Albania u realizua sërish, pas më shumë se 1 viti pandemi dhe anulimit të 2020-ës. A e ndali kjo pengesë stafin që të jap më të mirën? Aspak! U kthyen më të fuqishëm se kurrë, në bashkëpunim të ngushtë me bizneset që gjetën në panairin e vetëm të bukurisë, realizuar në Shqipëri, ambientin e ngrohtë, komod dhe shumë mbështetës në çdo aspekt. Sigurisht, panairi u organizua duke respektuar çdo rregull që akoma qëndron për t’u mbrojtur nga Covid-19. Stendat u vendosën në ambjent të hapur dhe çdo kusht higjeno-sanitar u respektua.

Lexo: Vodafone Albania, rrjeti më cilësor edhe për e-gaming

Edhe këtë vit, gjithçka mund ta gjenit në ‘Beauty Fair Albania”. Nga kujdesi për lëkurën, tek grimi dhe flokët, nuk mungoi asnjë shërbim, duke mundësuar kështu disa ditë plot hapësira për të gjithë ata që kujdesin për veten e kanë të rëndësishëm. Pati ulje çmimesh, pati prezantime produktesh të reja dhe oferta e dhurata nga çdo stendë dhe kompani pjesëmarrëse. Edhe këtë vit u dhanë dy udhëtime, por krah tyre pati dhurata edhe produkte për ata me më shumë fat.

Beauty Fair 2021 u frymëzua nga historitë e grave afgane që me dhimbjen dhe sakrificat e tyre bënë gjithë botën të ndalojë javë më parë. “E bukura jemi ne, e bukura është grua”, ishte moto e këtij viti, në mbështetje të kauzës që nuk mbeti pa u prekur nga organizatorët e eventit të bukurisë.

Si një mënyrë për të falenderuar për besimin dhe mirënjohje pas kaq shumë vështirësish, Beauty Fair u tregua shumë zemërgjerë edhe me bizneset e reja që sapo janë hapur dhe ende në hapat e parë kanë nevojë për pak ndihmë dhe një shtysë të vogël. Disa prej tyre u bënë pjesë e panairit që u drejtua nga Isida Mollaymeri dhe stafi i saj. Personazhet publik ishin gjithashtu krah bizneseve në këtë rrugëtim tre ditor të fillim shtatorit, dhe jo më kot. Fundja nisma të tilla i duhen këtij vendi si për të treguar se ne kemi fuqinë dhe mundësinë për të qenë në një nivel me çdo organizim të këtij lloji jashtë kufijve.

Lexo: Book Fest – festa e madhe e ofertave për lexuesit

Mbyllja e Beaty Fair Albania i bëri bashkë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse për të dhuruar gjithë çfarë njerëzit vështruan me vëmendje në 3 ditë të panairit, përpos udhëtimeve jashtë vendit, që u siguruan nga ‘Top Seven Agency”. Ndërsa ‘Global Security’ pas punës së gjatë më Dua Lipën gjatë qëndrimit në Shqipëri, siguruan edhe mbarëvajtjen e panairit në mënyrën më të mirë.

Me një pjesëmarrje kolosale dhe sukses të garantuar, Beauty Fair Albania u la të gjithëve takim në edicionin e tij të radhës mes bashkëpunëtorëve besnikë dhe njerëzve që e duan të bukurën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0