Kompanitë BioNTech dhe Pfizer aplikuan për miratimin e vaksinës së tyre në Bashkimin Europian, por mediat e huaja thonë se një vendim për këtë nuk do të merret para 29 dhjetorit. Por Agjencia Europiane e Barnave ka refuzuar kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike Biontech dhe partnerit amerikan Pfizer për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës anti-COVID.
Agjencia Evropiane e Barnave EMA, kishte caktuar dy data për takimet, e para më 29 dhjetor për të shqyrtuar vaksinën e Pfizer kurse e dyta në 12 janar. Si duket data e parë nuk do të merret në konsideratë, kështu si mundësi mbetet e dyta më 12 janar.
LEXO: BE ka siguruar sasinë më të madhe të vaksinave anti-covid në botë
Ka qenë “Financial Times” e cila e ka publikuar një lajm të tillë, e cila shkruan se “Vaksinat e COVID në BE nuk kanë gjasa të fillojnë para vitit të ardhshëm”. Të dy kompanitë i kanë dërguar më herët një kërkesë edhe Administratës Amerikanë të Ushqimeve dhe Barnave për përdorimin e vaksinës, ndersa kompania amerikane Moderna gjithashtu njoftoi ditën e djeshme se kishte kërkuar miratimin për vaksinën e saj kandidate.