BE mbi 14 miliardë euro për reformat demokratike në Shqipëri dhe Ballkan - Business Magazine Albania

BE mbi 14 miliardë euro për reformat demokratike në Shqipëri dhe Ballkan

Bashkimi Europian ka ndarë më shumë se 14 miliardë euro për reformat e sponsorizuara nga unioni në Ballkanin Perëndimor. Negociatorët e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës kanë arritur së fundmi një marrëveshje për fondet që do jepen vendeve të rajonit gjatë periudhës 2021-2027.

Instrumenti për Ndihmën e vendeve aspirantë dhe kandidate Para-Anëtarësimit (IPA III), do të ketë një buxhet prej 14.2 miliardë eurosh dhe do të mbështesë zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi si dhe Turqi.

BE po ashtu do të vendosë të kushte më të forta të financimit dhe kontroll më të fortë për përdorimin e fondeve. Qëllimi i kësaj paketë është të ndihmojë vendet kandidatë të plotësojnë kushtet e lidhura me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Por BE ka parashikuar pezullimin e ndihmës në rast regresi në reformat demokratike.

Sipas BE-së, Fondet e “IPA III” do të ndihmojnë po ashtu vendet si Shqipëria në luftën kundër keqinformimi dhe ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Ai parashikon gjithashtu përmirësimin e koordinimit midis donatorëve dhe forcimin e proceseve të konsultimit me organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet lokale dhe rajonale.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister tha se kjo marrëveshje e shumëpritur politike është një lajm i shkëlqyeshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. “Ajo hap rrugën për një qeverisje më të mirë, për më shumë koherencë dhe transparencë në financimin e jashtëm dhe është një pikë kritike në politikën tonë të zgjerimit, me synimin e rikuperimit nga pandemia.”

Eurodeputetja kroate Zheljana Zovko tha se marrëveshja siguron financimin e vazhdueshëm për politikën e zgjerimit. “Ky fond ka potencialin të lehtësojë reformat demokratike në vendet e rajonit dhe t’i sjellë ato më pranë BE-së, përmes një plani ambicioz ekonomik dhe investimesh dhe një axhende të gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, thotë ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0