BE- Inflacioni i lartë rrit normat e interesit - Business Magazine Albania

BE- Inflacioni i lartë rrit normat e interesit

Eurozona do të vijojë të luftojë me një inflacion të lartë (7% në Prill)  edhe në 2023, ndërsa vitin e ardhshëm rinis rritja ekonomike.

Komisioni i BE-së hodhi poshtë rrezikun e recesionit, ndërsa theksoi se rritja do të jetë graduale, me  inflacion të lartë erdhe për disa muaj.

Në parashikimin e rregullt ekonomik për 20 vendet që ndajnë euron, ekzekutivi i BE-së tha se produkti i brendshëm bruto do të rritet me 1.1% këtë vit dhe 1.6% në 2024. Shkurtin e kaluar, ai parashikoi rritje përkatësisht 0.9% dhe 1.5%.

Komisioneri i ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni ka theksuar se, “në 2024, rritja pritet të forcohet. Zbutja e inflacionit gradual, zgjerimi i vazhdueshëm i punësimit dhe rritja e fortë e pagave parashikohen të nxisin të ardhurat reale tek familjet. Edhe pse inflacioni total i eurozonës ra në një mesatare prej 8 përqind në tremujorin e parë të 2023, nga 10% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ai vijon të mbetet i lartë. Ne besojmë se çmimet e mallrave do të vazhdojnë të bien këtë vit, pjesërisht për shkak se problemet e zinxhirit të furnizimit zvogëlohen. Presim që inflacioni të arrijë në 5.6% këtë vit dhe 2.6% vitin e ardhshëm.”

Ai ka lënë të kuptojë se do të ketë rritje të mëtjeshme të normave të interesit. “Rritja e pagave u bë në vitin 2022 dhe priten rritje më të konsiderueshme të pagave këtë vit si pasojë e rritjeve të ndjeshme të pagave minimale në disa vende dhe në përgjithësi për shkak të presionit nga punëtorët për të rikuperuar fuqinë blerëse të humbur.”

Lexo: Alexa së shpejti mund të jetë në gjendje të krijojë “përralla para gjumit”

Gentiloni tha gjithashtu se lufta e vazhdueshme në Ukrainë do të vijojë që të hedhë një hije të gjatë pasigurie mbi ekonominë e BE-së.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0