Bashkimi Evropian ka propozuar një tarifë fikse prej 2 eurosh për çdo paketë të vogël që dërgohet direkt në adresat e konsumatorëve, një masë që pritet të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë platformat kineze të shitjeve online si Shein dhe Temu.
Sipas Komisionerit Evropian për Tregtinë, Maros Sefcovic, kjo tarifë do të aplikohet për pakot me vlerë nën 150 euro, të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuara nga dogana. Me këtë ndryshim, BE synon të adresojë konkurrencën e pabarabartë që po përballen shitësit evropianë përballë fluksit të madh të mallrave të lira kineze.
Lexo edhe: Habit studimi, gjysma e të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar preferojnë një botë pa internet
Vetëm gjatë vitit të kaluar, në tregun evropian u futën 4.6 miliardë pako të tilla – mbi 90% e të cilave kishin si origjinë Kinën. Nëse miratohet, masa do të imponojë një barrë të re financiare për platformat e shitjeve direkte si Temu dhe Shein, të cilat bazohen në dërgimin e mallrave të lirë dhe të shumtë drejt konsumatorëve evropianë.
Blerjet e lira s’do jenë më të lira
Vetëm gjatë vitit 2024, më shumë se 4.6 miliardë pako të vogla kanë hyrë në BE nga vendet e treta – mbi 90% e tyre nga Kina. Shumica e këtyre dërgesave janë produkte me çmime të ulëta, të shitura përmes platformave online që janë bërë veçanërisht popullore tek të rinjtë evropianë për shkak të çmimeve agresive dhe dërgesave pa tarifë.
Kjo masë shihet si përpjekje e Brukselit për të balancuar konkurrencën tregtare midis shitësve evropianë dhe gjigantëve kinezë që përfitojnë nga boshllëqet në sistemin doganor. “Ky sistem aktualisht i jep një avantazh të padrejtë kompanive jashtë BE-së,” u shpreh Sefcovic, Komisioneri Evropian për Tregtinë,. “Ne duhet të sigurojmë kushte të barabarta për të gjithë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.