BE: Faza e parë e vaksinimit, synimi në 40 përqind të popullsisë - Business Magazine Albania

BE: Faza e parë e vaksinimit, synimi në 40 përqind të popullsisë

Vendet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e BE-së kanë rënë dakord për një plan të vaksinimit kundër COVID-19 për të paktën 40 përqind të popullsisë së tyre, një hap që mund të rrezikojë planin e Organizatës Botërore të Shëndetit, raporton Reuters. Synimi i BE për vaksinimin fillestar është dy herë objektivi i OBSH-së, e cila së pari do të blinte vaksina për 20 përqind të grupeve më të rrezikuara në botë përmes një skeme globale të prokurimit.

Bashkimi Evropian vlerëson se nëse vaksina prodhohet, pjesa e banorëve të saj që kanë nevojë për të do të jetë së paku 40 përqind, gjë që zvogëlon disponueshmërinë e dozave të mundshme për vendet më pak të zhvilluara. Asnjë vaksinë kundër COVID-19 nuk është aprovuar deri më tani, përveç asaj të miratuar në Rusi para studimeve klinike në shkallë të gjerë.

Kapaciteti i kufizuar i prodhimit

Pritet që furnizimi me vaksinë, e cila mund të jetë e suksesshme, njëherësh mund të jetë e kufizuar për një kohë të gjatë, sepse kapacitetet e prodhimit janë të kufizuara. “Shtimi i të gjitha grupeve të njohura të rrezikut aktualisht ka të ngjarë të shënojë 40 përqind të popullsisë, në varësi të situatës dhe demografisë”, tha dokumenti, i miratuar në fund të korrikut nga ekspertë të shëndetit nga vendet anëtare të BE-së, si dhe Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Norvegjia dhe vendet e Ballkanit.

Dokumenti thotë se më shumë se 200 milion njerëz në BE i përkasin “grupeve prioritare”, përfshirë njerëzit me sëmundje kronike, të moshuarit dhe punonjësit e shëndetit. Njerëzit e shëndetshëm që punojnë në shërbime kritike publike, siç janë institucionet arsimore dhe transporti publik, gjithashtu përfshihen në grupin prioritar, megjithëse një vlerësim i numrit të tyre nuk është në dispozicion në dokumentin e BE-së.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0