BE do të mbështesë idetë dhe sipërmarrjet e reja në Shqipëri - Business Magazine Albania

BE do të mbështesë idetë dhe sipërmarrjet e reja në Shqipëri


Bashkimi Europian po mbështet forcimin e klimës së biznesit në Shqipëri, duke inkurajuar konkurueshmërinë dhe inovacionin për sipërmarrjet e reja, si faktorë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin u shpreh në aktivitetin “Startup Albania 2017”, që u zhvillua në kuadër të javës së Europës, se “Për periudhën 2014-2020, fondet të cilat janë përcaktuar nga fondet IPA për Shqipërinë në fushën e konkurueshmërisë janë rreth 50 milionë euro, ndërsa 7 milionë euro janë parashikuar për inovacionin”.

Sipas saj, në Shqipëri sipërrmarësit e rinj hasen me mungesën e financimeve ndërsa garantoi mbështetjen e BE ndaj ideve dhe sipërrmarjeve të reja.

“Në Shqipëri ka ende vështirësi për startup-et dhe një nga pengesat është mungesa e financimeve. Ne do të sjellim nga BE specialistë të cilët do t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën e suksesit. Ju lutem, jini kurajoz dhe mos hezitoni të trokisni në dyert tona”, tha Vlahutini.

Fondet IPA janë një nga instrumentat që BE aplikon për mbështetjen e biznesit në Shqipëri.

Shqipëria përfiton që prej vitit 2007 nga Instrumenti i Para Aderimit (IPA), që mbështet vendet kandidate të përfshira në Procesin e Stabilizim-Asociimit të përmbushin kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE).

Me mbylljen e ciklit të parë të programit IPA 2007- 2013 dhe nisjes së programit IPA 2014 – 2020, synohet jo vetëm mbështetja financiare por edhe rritjen e kapaciteteve vendase për të zbatuar projekte në dobi të zhvillimit.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0