Bashkia Durrës mbështet dhe promovon startup-in Folklor Souvenirs me pjesëmarrjen në Klik Ekspo Group në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës - Business Magazine Albania

Bashkia Durrës mbështet dhe promovon startup-in Folklor Souvenirs me pjesëmarrjen në Klik Ekspo Group në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Folklor Souvenirs

Folklor Souvenirs, një start-up i ri që synon të promovojë trashëgiminë kulturore të Durrësit përmes suvenireve inovative, ka realizuar suvenirin e saj të parë duke zgjedhur qytetin e Durrësit për zbatimin e projektit të saj. Aktualisht, magnetet e Folklor Souvenirs shfaqin veshjen tradicionale të zonës së Ishmit, të prezantuar nga çifti Maria & Frani, të cilët simbolizojnë vlerat dhe traditat e Durrësit.

Folklor souvenir

Këto suvenire unike gjenden në Hotel Adriatik Durrës dhe në dyqanin Marigo Souvenirs. Bashkia Durrës ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e këtij startup-i, duke e promovuar në evente të rëndësishme, si Klik Ekspo Group,Tirana International Fair, që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Lexo edhe: Përballja me sfidat e udhëheqjes: Çfarë e bën të qenit CEO të vështirë

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Znj. Emiriana Sako, është një mbështetëse e fortë e startup-eve të reja turistike që dëshirojnë të zhvillojnë veprimtaritë e tyre në qytetin e Durrësit, duke kontribuar në rritjen dhe promovimin e ekonomisë lokale dhe traditave kulturore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0