Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri Dr. Christian Steiner.
Gjatë këtij takimi ata theksuan, se është shumë e rëndësishme rritja e bashkëpunimit në fushën e lehtësimit të tregtisë bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve për bashkëpunimin në fushën e doganave.
Në fjalën e tij kreu i Doganës Shqiptare, Gazheli, falenderoi Ambasadorin Dr. Steiner për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e rritjes dhe forcimit të kapaciteteve të Administratës Doganore, kryesisht nëpërmjet Projektit të Binjakëzimit mes dy Autoriteteve Doganore në kuadër të asistencës financiare të Bashkimit Europian me fondet IPA 2018.
Lexoni: Tregtoni produkte me akcizë? Jeni nën vëzhgimin e Drejtorisë së Doganave
Mes dy administratave doganore ka patur bashkëpunim të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve, trajnimeve, përafrimin e legjislacionit me acuqi-communitaire etj.
Ambasadori Dr. Steiner vlerësoi nga ana e tij progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, sidomos në fushën e doganave, praninë e investitorëve austriakë në tregun shqiptar dhe ecurinë e suksesshme të projektit të Binjakëzimit mes dy administrative doganore të Austrisë dhe Shqipërisë duke konfirmuar thellimin e bashkëpunimit.
Vëllimet tregtare mes Shqipërisë dhe Austrisë ishin më shumë se 60 milionë euro në vitin 2020, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit 2021 me rritje 51 % të eksporteve në vlerë dhe rritje 33 % të importeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto