Banka e Shqipërisë: “Rriten kostot e kredive. Qytetarët po ulin aftësinë paguese” - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë: “Rriten kostot e kredive. Qytetarët po ulin aftësinë paguese”

Rritja e çmimeve

Rritja e normave të interesit ka dhënë efektet e parë në ekonominë e Shqipërisë. Në raportin e stabilitetit financiar për 6 mujorin e parë të 2022-it, vëren se kredia e re është zgjeruar gjatë periudhës me 4.5%, duke u ngjitur në rreth 700 miliardë lekë, por aftësia paguese e huamarrësve është zvogëluar për shkak të rritjes së kostove të jetesës.

Gjithashtu shlyerja e kredive me probleme nuk po ndodh me të njëjtat ritme edhe pse stoku vazhdon të mos rritet.

Lexo edhe: Çmimet e shtëpive u rritën me 39% në 6 mujorin e parë të 2022-it

Nga krahu tjetër rritja e normave bazë të interesit po shtrenjton këstet e kredive. Efekti i parë po ndjehet tek bonot e thesarit, normat e të cilave kanë shkaur deri në 4.5%, ndërsa normat mesatare të kredisë në lekë kanë shkuar në 7-8%.

Banka e Shqipërisë tregon se rreziqet e normave ende nuk janë transmetuar te sistemi bankar, i cili vazhdon të mbetet mjaft likuid, por ka shtrënguar standardet e kreditimit. Ajo që ngre shqetësim është fakti se në 6 mujor shëndeti financiar i bankave është dobësuar. Bankat rezultuan me fitim gjatë periudhës, por norma e fitimit vjen me ulje 38% për shkak të rritjes së shpenzimeve operative.

Lajme të mira në 6 mujor janë ulja e papunësisë dhe zgjerimi i fortë i ekonomisë gjatë tremujorit. Por, për sistemin shqiptar rreziku më i madh mbetet importi i energjisë. Nëse reshjet nuk do jenë në sasi të mjaftueshme për prodhim, më shumë fonde buxhetore do shkojnë në atë drejtim duke lënë pak hapësira për mbështetjen sociale.

Raportin mund ta gjeni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0