Banka e Shqipërisë miraton ndryshimin për kredinë konsumatore! Shtohet roli i ndërmjetësit të kredisë - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë miraton ndryshimin për kredinë konsumatore! Shtohet roli i ndërmjetësit të kredisë

Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime të reja për kredinë konsumatore dhe atë hipotekare.

Ndryshimet e miratuara nga Këshilli Mbikqyrës i BSH, synojnë të shtojnë në rregullatore rolin e ndërmjetësuesit të kredisë dhe të parashikojnë disa dispozita në rastet kur kredia jepet nëpërmjet tyre.

Prej vitesh bankat dhe institucionet financiare jo banka kanë mundësuar financimin e blerjes së produkteve në njësitë e shitjes, nëpërmjet marrëveshjeve paraprake me shitësit. Ky kanal është i zhvilluar sidomos me bizneset e shitjes së pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake.

Tanimë në rregullatoren e ndryshuar përkufizohet ndërmjetësuesi i kredisë sipas ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, që përcakton si të tillë çdo person fizik ose juridik, i cili nuk vepron si kreditor, por për qëllime që lidhen me tregtinë, biznesin ose profesionin e tij paraqet ose ofron marrëveshje kredie te konsumatorët dhe ndihmon konsumatorët në lidhje me marrëveshjet e kredisë apo lidh marrëveshje kredie me konsumatorët, në emër të kreditorit.

Lexo edhe: Interesat e kredisë në nivele të ulëta në tremujorin e tretë të vitit për SME-të

Rregullorja parashikon që tregtarët dhe mallrave dhe shërbimeve që veprojnë si ndërmjetësues të kredisë do të jenë të përjashtuar nga kërkesat e parashikuara lidhur me informacionin parakontraktor. Por, do të jetë përgjegjësi e bankës ose institucionit financiar të huadhënies që të sigurohet se konsumatori e ka marrë informacionin parakontraktor të parashikuar nga rregullorja në fjalë.

Rregullorja sjell edhe konceptin e kontratat e kredisë me afat të pacaktuar (open-end) dhe përcakton se konsumatori ka të drejtën të përfundojë në çdo kohë pa pagesë këto kontrata, përveç rastit kur palët kanë rënë dakord për një periudhë njoftimi paraprak, periudhë që në çdo rast nuk mund të jetë më shumë se një muaj. Në rast se parashikohet në kontratën e kredisë, banka mund ta përfundojë kontratën e kredisë me afat të pacaktuar, duke e njoftuar konsumatorin me shkresë ose nëpërmjet një mjeti tjetër të qëndrueshëm të komunikimit, brenda një periudhe jo më pak se dy muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0