Sipas raportit të fundit të Perspektivës Ekonomike Globale, Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet 3,2% gjatë vitit 2024. Rritja pritet të jetë më e kufizuar krahasuar me vitin e kaluar, kur rritja pritet të konfirmohet në 3,6%.
Raporti i Bankës Botërore vlerëson se ekonomia jonë do të vijojë të rritet me ritmin e këtij viti edhe në 2025 (pra 3.2%).
Në raportin e fundit pritshmëritë janë ulur lehtësisht krahasuar me parashikimet e bëra në verën e 2023.
Në rajon Banka Botërore parashikon që Kosova të rritet me 3.9%, Mali i Zi 3.2%, Serbia 3% dhe Bosnje e Hercegovina 2,8%.
Ritja më e dobët i përket Maqedonisë së Veriut, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të rritet me vetëm 2,5% gjatë vitit 2024.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto