Banka Botërore: fatkeqësitë natyrore, rrezik në rritje për Shqipërinë. Vetëm tërmeti e pandemia sollën hapa prapa në ekonomi - Business Magazine Albania

Banka Botërore: fatkeqësitë natyrore, rrezik në rritje për Shqipërinë. Vetëm tërmeti e pandemia sollën hapa prapa në ekonomi

fatkeqësitë natyrore

Banka Botërore prej kohësh ka theksuar rrezikun e fatkeqësinë natyrore në Shqipëri, ndërsa e ka risjellë edhe në raportin e fundit të saj rreth vlerësimit të riskut të katastrofave në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, ekspozimi i lartë ndaj rreziqeve natyrore, sjell nevojën për më shumë angazhim në nivelin e sigurisë. Sipas Indeksit të Rreziqeve 2019, Shqipëria ka nivel të lartë të rreziqeve natyrore, ku çdo vit mesatarisht 30 mijë njerëz dhe më shume se 95 përqind e bashkive janë prekur nga katastrofat natyrore gjatë periudhës 1995-2015. Kosto ekonomike e këtyre fatkeqësive bien si në sektorin privat edhe atë publik. Dhe shpenzimet për dëme mbulohen kryesisht nga rialokim fondesh. Banka Botërore po e asiston qeverinë shqiptare që të zhvillohet një strategji e financimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, mbështetur në rekomandimet e raportit”. Sigurimi i pronës është një nga elementët korrektues të pasonave nga dëmet natyrore.

Lexo: Kadri Morina: qeveria të detyrojë me ligj për sigurimin e pronës

BB vlerëson se tërmeti rriti varfërinë e perceptuar mbi 2%, ndërsa pandemia pa përkeqësuar më tej nivelin e varfërisë. Mes nismave përfshihet edhe   thuhet ndër të tjera në raportin e Bankën Botërore.

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe materiale) me 2.3 për qind.

Sipas BB tërmeti preku gati 200 mijë individë në 11 bashki duke sjellë dëm ekonomik. ME fokus rrezikun nga katastrofat, BB vëren se pandemia ndikoi në dobësimin e mëtejshëm të vendit për t’i përballuar ato dhe mbki të gjitha dobësimi i mundësive për rimëkëmbje.

Sipas këtij raporti, vetëm tërmeti dhe pandemia kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike duke e çuar atë në 8 mbrapa.

Për më tepër, kostot e fatkeqësive pritet të rriten në vitet në vijim, për shkak të trendit rritës të ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0