Kadri Morina: qeveria të detyrojë me ligj për sigurimin e pronës - Business Magazine Albania

Kadri Morina: qeveria të detyrojë me ligj për sigurimin e pronës

Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj katastrofave natyrore, por sigurimet ndaj pronës mbeten shumë të ulëta. Presidenti i Eurosig dhe UBA Bank i bën thirrje qeverisë të miratojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj katastrofave natyrore. “I kërkojmë qeverisë shqiptare dhe parlamentit shqiptar, që nisur nga ngjarjes si tërmetet dhe përmbytjet e vitit 2015, me përmbytjet që ndodhën tani, të bëjë një projektligj për sigurimin e detyrueshëm të pronave, të bizneseve, pse jo edhe të jetës, siç e ka sot shteti maqedonas, në mënyrë që në çdo rast, këtë përgjegjësi ta heqë nga vetja qeveria shqiptare”, thotë Morina.

Aktualisht vetëm 0.2% e pronave në vend janë të siguruara, përgjithësisht të detyrueshme për shkak të kredive që marrin klientët nëpër banka. Morina thotë se tarifa që do të paguajnë qytetarët duhet të jetë 50 euro për 100 mijë euro, shifër që nuk është taksë për qytetarin, por detyrim.

“Sigurimi, me ligji të detyrueshëm nuk është më tepër se 50 euro për 100 mijë euro. Ky është një shërbim që kthehet mbrapsh. Ky është një shërbim që edhe opozita kur të vijë në qeveri do të drejtojë për dy muaj vetëm emergjiencat civile. Kompania e sigurimit nuk të përgjigjet nëse të mbytet shtëpia sot. Kompania e sigurimit vjen dhe vlerëson dëmin. Ka një marrëveshje, sipas AMF, që brenda dy muajve dëmshpërblen, ndërsa për këta dy muaj përgjigjet qeveria shqioptare.

Presidenti i grupit, Eurosig, INSIG dhe UBA Bank thotë se kompanitë e sigurimit janë të mirëkapitalizuara dhe u përgjigjen me korrektësi klientëve.”Kompanitë e sigurimit vetëm për tërmetin paguan mbi 40 mln euro. E dini se, nëse do të ishin të siguruara të gjitha pronat me ligj të detyrueshëm, kompanitë e sigurimit do të ishin të mirëkapitalizuara për të paguar 700 milionë deri në 1 miliard euro”.

Eurosig ka vlerësuar dhe ka paguar në kohë dëmet e pagesave që ishin të siguruara nga tërmetet e vitit 2019 dhe ka paguar 2.6 milionë euro për përmbytjen që iu shkaktua kompanisë italianë që po ndërtonte bypass-in e Fierit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0