Banka Amerikane e Investimeve tashmë vjen edhe në Tiranë

Banka Amerikane e Investimeve tashmë vjen edhe në Tiranë


 

Banka Amerikane e Investimeve nga dita e djeshme është e pranishme edhe në tregun bankar shqiptar. Prezantimi i saj u bë mbrëmjen e së premtes në Tiranë, në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës Gentian Sejko, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, etj.

Ndërsa përshëndeti prezencën për herë të parë të kësaj sipërmarrjeje në vendin tonë, kreu i Qeverisë Rama shprehu nevojën për rritje të nivelit të kreditimit të ekonomisë nga bankat.

“Sa na takon ne si qeveri, ndjehet nevoja që bankat të rrisin nivelin e kreditimit të ekonomisë. Kam shpresë të madhe që kjo bankë do të kthehet në shembull për bankat e tjera për tërheqjen e investitorëve”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në tërësinë e tyre, Kryeministri tha se duhet të ushqehet në vijimësi kjo marrëdhënie.

“Jemi të vendosur ta çojmë përpara me ç’ka mundemi materializimin e kësaj dashurie, shqiptaro-amerikane, me prani edhe më të madhe kapitalesh në vendin tonë, kjo edhe për një arsye tjetër që ka të bëjë me kulturën e sipërmarrjes, me shpirtin e aventurës që amerikanët e kanë po kaq të spikatur, ashtu sikurse edhe disiplinën”, tha Rama para të pranishmëve në këtë ceremoni.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0