Bamlanivimab, ilaçi i parë për Covid-19, të hënën fillon prodhimi - Business Magazine Albania

Bamlanivimab, ilaçi i parë për Covid-19, të hënën fillon prodhimi

Në SHBA është aprovuar zyrtarisht një ilaç posaçërisht kundër COVID-19. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi ​​një autorizim për përdorimin e Bamlanivimab për trajtimin e COVID-19 në fazën e parë të sëmundjes dhe synon të parandalojë pasojat e mëvonshme deri shtrimet në spital.

LEXO: Aspirina, një ilaç i mundshëm anti-COVID

Ky ilaç është i autorizuar të përdoret vetëm për pacientët që rezultojnë pozitiv me SARS-CoV-2 duke filluar nga mosha 12 vjeç e deri tek mosha më e thyer, për të gjithë ata që peshojnë të paktën 40 kilogramë. Ndërsa siguria dhe efektiviteti i kësaj terapie hetimore vazhdon të vlerësohet, bamlanivimab rezultoi nga provat klinike se ndikon në zvogëlimin e rasteve të shtrimit në spital.

Bamlanivimab nuk është i autorizuar për pacientët, që janë të shtruar në spital për shkak të COVID-19 ose kërkojnë terapi me oksigjen për të njëjtën arsye. Të hënën fillon prodhimi i 100,000 shisheve të para, me synimin për të hedhur në treg 1 milion deri në fund të vitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0