“Balkan Film Market”, kineastët e rajonit e Evropës në Tiranë - Business Magazine Albania

“Balkan Film Market”, kineastët e rajonit e Evropës në Tiranë

“Balkan Film Market”, kineastët e rajonit e Evropës në Tiranë

Tirana po mirëpret edicionin e nëntë të Balkan Film Market, një platformë rajonale që synon të lidhë industrinë audiovizuale të Ballkanit me tregun europian të filmit.

Nga 16 deri më 20 dhjetor, producentë, regjisorë dhe përfaqësues të institucioneve të filmit nga disa vende europiane janë mbledhur në kryeqytet për të prezantuar projekte, për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar bashkëpunime të reja. Balkan Film Market fokusohet te projektet në zhvillim dhe talentet e reja, duke ofruar panele profesionale, takime rrjetëzimi dhe mundësi konkrete për financim dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

“Jemi si tre muskëtierët me njëri-tjetrin, që para 9 vitesh, kur vendosëm të çonim përpara së bashku këtë nismë dhe të organizonim edicionin e parë të Balkan Film Market në vitin 2016. Ia dolëm të sillnim emra të njohur të botës kinematografike nga Kana, Berlini, Roma dhe shumë vende të tjera evropiane dhe vende të tjera fqinje me ne”, tha Rafaela Rica, Themeluese e BFM.

Edhe këtë vit, një rol të rëndësishëm në market e kanë partneritetet ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimi me Italinë.

“Ky aktivitet ka lindur nga bashkëpunimi me Italinë dhe ka prodhuar projekte konkrete filmike mes vendeve të rajonit.  U kemi dhënë jetë 10 projekteve filmike, cikle serish televizive dhe shumë projekteve të përbashkëta. Tani është momenti të shohim të tjera bashkëpunime dhe të prodhojmë së bashku”, u shpreh Ilir Butka, Themelues i BFM.

Sipas organizatorëve, Balkan Film Market është kthyer në një pikë referimi për kinemanë ballkanase dhe një mundësi për tregun europian për të zbuluar talente të reja.

“Kjo është ajo kohë e vitit kur Tirana është plot me producentë, regjisorë dhe mendoj se e gjitha kjo është falë jush, sepse po bëni një punë të shkëlqyer. E di që këtë vit mbështetja nuk ishte e mjaftueshme, mbështetja nuk ishte ajo që meritoni për këtë ngjarje që organizoni çdo vit. Mendoj se tani Balkan film Market është një institucion për Shqipërinë dhe nuk ka nevojë të varet nga gjendja shpirtërore e një drejtori apo institucioni, por duhet të jetë i tillë, duhet të ketë mbështetjen e të gjithë komunitetit të regjisorëve shqiptarë dhe ballkanas. Kështu që mendoj se vitin tjetër kemi lajme të shkëlqyera”, tha Jonid Jorgji, Drejtor i QKK.

Këtë vit, rreth 90 për qind e pjesëmarrësve janë për herë të parë në market, ndërsa fokusi është vendosur te vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vit, 90% e njerëzve që vijnë si të ftuar në Balkan film market vijnë për herë të parë.  Kur filluam ne kishim rregullin e artë: kush vjen dy herë në Balkan film market dhe nuk prodhon një projekt nuk do të ftohet herën e tretë. Kështu, shumica e atyre që kthehen, vijnë sepse kanë prodhuar diçka. Këtë vit ne jemi fokusuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është qëllimi ynë, si dhe bashkëpunimet me Italinë”, u shpreh Andamion Murataj, Themelues i BFM.

Momenti kryesor i Balkan Film Market do të jetë më 19 dhjetor me PitchBalkan, ku projektet filmike do të prezantohen përballë producentëve dhe financuesve europianë.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0