Avionë supersonikë/ Start-upi amerikan premton se do mund ta përshkoni botën në katër orë - Business Magazine Albania

Avionë supersonikë/ Start-upi amerikan premton se do mund ta përshkoni botën në katër orë

A mund ta imagjinoni ndikimin që do të kishte të qenit në gjendje të lëvizni nga një kontinent në tjetrin në vetëm një orë?  Po të shkoni nëpër të gjithë botën për vetëm katër orë? Një kompani në Shtetet e Bashkuara thotë se së shpejti mund ta bëni. Ky është Venus Aerospace, një startup me bazë në qytetin e Hjustonit, i cili po zhvillon një aeroplan me dymbëdhjetë pasagjerë të aftë të arrijë një shpejtësi prej 9 Mach (6,905.42 milje në orë).

Kompania është duke punuar në zhvillimin e tri teknologjive të ndryshme: një motor modern të ngjashëm me atë të përdorur nga raketat hapësinore, një dizajn aerodinamik për aeroplanin dhe një sistem unik ftohjeje. Ideja e kompanisë është që avioni të mund të ngrihet nga çdo aeroport si një aeroplan komercial.

Në një deklaratë për shtyp, të lëshuar nga kompania, Andrew Duggleby, themeluesi i kompanisë me gruan e tij Sarah, shpjegon: “Përparimet e fundit teknologjike, më në fund lejojnë prodhimin e një aeroplani hapësinor, mjetin që ne kemi parashikuar prej një kohë të gjatë, por vetëm tani është e mundur”.

Në të njëjtën deklaratë, Venus Aerospace njoftoi mbledhjen e 20 milionë dollarëve në një raund financimi të Serisë A, të udhëhequr nga Prime Movers Lab, një firmë që investon në kompanitë e inovacionit shkencor. Duggleby shtoi: “Ne do ta përdorim këtë raund financimi për të kryer teste fluturimi dhe motori në Portin Hapësinor të Houston. Sjellja e kësaj teknologjie në sisteme, drone dhe përfundimisht avionë hapësinorë do të kërkojë veteranë, si dhe mendje të reja të ndritura. Kemi kaluar nga e pamundura në të vështirën dhe ky investim do të na lejojë të hedhim hapat e mëtejshëm.”

Entreprenuer 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0