Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare çregjistron dy kompani agjente të bursave online - Business Magazine Albania

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare çregjistron dy kompani agjente të bursave online

bursave online

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka hequr liçencat edhe për ato pak kompani të regjistruara rregullisht në Shqipëri si agjentë të bursave online. Në mbledhjen e fundit të muajit janar, Bordi i AMF ka vendosur heqjen e njohjes dhe çregjistrimin si agjent i lidhur i brokerit të huaj të kompanive Vertex Securities dhe Eurotrade Securities, ndërsa ka pezulluar me një afat tremujor kompaninë tjetër Prodata Securities.

Në Tetor të vitit të kaluar, AMF i kishte hequr liçencën si agjent i lidhur i brokerit të huaj edhe shoqërisë “OnTop-Securities.

Sipas AMF-së, subjektet që veprojnë në Shqipëri duhet të kenë marrenie me një kompani brokerimi në një vend të BE-së. Duke qenë se këto kontrata nuk u janë rinovuar pas përfundimit të afatit, atëherë AMF ka vendosur heqjen e liçencës.

Sipas informacionit në Regjistrin Tregtar, Vertex Securities është kompani me kapital shqiptar, me aksioner të vetëm Ilir Ndreka, Eurotrade Securities është gjithashtu kompani shqiptare, me aksioner të vetëm Florin Deda, ndërsa Prodata Securities është kompani me kapital të huaj, e zotëruar nga shoqëria RDA Services Limited. Sipas regjistrit të pronarëve përfitues, pas kësaj kompanie qëndrojnë tre shtetas izraelitë, Uri Fremder, Daniel Fremder dhe Ron Fremder.

Lexoni: AMF, pajis me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve nëpërmjet e-Albania

Kompanitë e këtij lloji veprojnë si agjentë të platformave të huaja të investimit dhe zyrtarisht kanë si objekt aktiviteti ofrimin e shërbimeve të marketingut me qëllim promovimin e shërbimeve te investimit dhe instrumenteve financiare të ofruara nga një broker i liçencuar në fushën e titujve. Në parim, ato funksionojnë si kompani call center, që kontaktojnë klientë potencialë nëpërmjet telefonit dhe kanë në fokus kryesisht shtetasit e huaj. Këto kompani punësojnë mijëra të rinj dhe, për ata që janë më të aftë në joshjen e investitorëve, mundësojnë pagesa tejet të mëdha, që shpesh mund të arrijnë në dhjetëra mijëra euro në muaj.

Por, shumë prej këtyre kompanive zhvillojnë aktivitet financiar të jashtëligjshëm, duke u kamufluar si call center të zakonshëm apo në formën e aktiviteteve të tjera. Hetimet dhe dëshmitë e të punësuarve në to kanë evidentuar se disa prej këtyre kompanive angazhohen në skema të mirëfillta mashtrimi, ku synimi nuk është thjesht përfitimi i komisionit mbi një investim real, por zhvatja e fondeve të investitorëve.

Në muajt e fundit, në këtë fushë madje janë kryer edhe disa arrestime të individëve të përfshirë në këto aktivitete. Jo më larg se këtë të mërkurë, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e dy personave në Durrës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Në fund të vitit të kaluar, autoritetiet shqiptare mbyllën kompaninë RG Capital dhe arrestuan pronarin e saj, edhe ky një shtetas izraelit i quajtur Rafael Genish, për veprën penale të mashtrimit.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0