Autoriteti i Inovacionit të Izraelit, gati planin emergjent $100 milionë për startup-et - Business Magazine Albania

Autoriteti i Inovacionit të Izraelit, gati planin emergjent $100 milionë për startup-et

Autoriteti i Inovacionit të Izraelit, gati planin emergjent $100 milionë për startup-et

Prej sulmit të 7 tetorit, 2023, të gjithë sektorët e ekonomisë në Izrael kanë pësuar rënie të konsiderueshme. I njohur ndryshe si “Kombi i Start-up”, lufta nuk e ka penguar Shtetin e Izraelit të vijojë zhvillimin ekonomik, nëpërmjet zgjerimit të raundeve financiare, çeljes së start-up të rinj, fondeve të shtuara dhe blerjes së aseteve të huaja, të gjitha këto gjatë luftës.

Në një letër publike, Dror Bin, CEO i Autoritetit të Inovacionit të Shtetit të Izraelit, shprehet pozitiv për rolin e teknologjisë në rimëkëmbjen e plotë të ekonomisë së vendit.

“Autoriteti i Inovacionit të Shtetit të Izraelit është plotësisht i përkushtuar për të siguruar që shumë nga sipërmarrësit tanë të talentuar, start-up premtuese dhe kompanitë e teknologjisë së lartë do vijojnë të shkëlqejnë fort në të ardhmen. Për këtë arsye, kemi çelur një plan emergjent financimi prej $100 milionë. Ky buxhet do të përdoret për zgjerimin e start-up që ishin në mes të fazës së mbledhjes së fondeve, në kohën kur nisi lufta” – shprehet Bin.

Lexo edhe:V+O Communication Albania Njofton Partneritetin më të ri me Kompaninë e Njohur Ajrore Wizz Air

Më tej në letrën e tij, Bin sqaron se ky plan financimi është thjesht hapi i parë, pasi Autoriteti do të marrë masa shtesë për të plotësuar nevojat e sektorit të teknologjisë. Ky autoritet është strukturë shtetërore, pjesë e Ministrisë së Ekonomisë së Izraelit. Kujtojmë se për vitin 2022, The Economist e renditi Shtetin e Izraelit të katërtin ekonomikisht, në rang botëror.

Teknologjia luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shtetit të Izraelit, kur vetëm në atë vit, sektori i teknologjisë së lartë përfaqësonte 48.3% të eksportit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0