Një letër e hapur e firmosur nga autorë të njohur si Lauren Groff, Lev Grossman, R.F. Kuang, Dennis Lehane dhe Geoffrey Maguire, u bën thirrje shtëpive botuese që të angazhohen publikisht për të kufizuar përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale, për shembull, duke garantuar se do të punësojnë vetëm narratorë njerëzorë për librat audio.
Në letër argumentohet se veprat e autorëve janë “vjedhur” nga kompanitë që zhvillojnë AI:
“Në vend që të na paguajnë një përqindje modeste të të ardhurave që gjeneron puna jonë për ta, dikush tjetër po shpërblehet për një teknologji që është ndërtuar mbi punën tonë të papaguar.”
Lexo edhe: Studimi i fundit: Inteligjenca Artificiale mund të marrë vendime të rrezikshme për vetëmbrojtje!
Përveç kësaj, autorët kërkojnë që botuesit të bëjnë zotime të qarta, duke përfshirë:
-Të mos publikojnë libra të krijuar nga makinat
-Të mos zëvendësojnë stafin njerëzor me mjete AI dhe të mos reduktojnë rolet e tyre në mbikëqyrës të produkteve të AI-së.
Sipas raportimeve të NPR, pas publikimit fillestar të letrës, brenda 24 orëve janë shtuar edhe 1,100 firma të reja, duke rritur më tej presionin ndaj industrisë botuese për të ndërmarrë veprime konkrete.
Ndërkohë, autorët po ndjekin edhe rrugën ligjore, duke paditur kompanitë teknologjike që kanë përdorur librat e tyre për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale. Por këtë javë, gjykatat federale kanë rrëzuar disa nga pikat kryesore të këtyre padive, duke vështirësuar betejën e tyre për të mbrojtur të drejtën autoriale në epokën digjitale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto