Mini-busi elektrik Easymile EZ-10, i aftë për të mbajtur 12 njerëz, do të lëviz në rrugët jugore të Helsinkit, distrikti Hernesaari, për një provë një-mujore, duke u përballur me trafikun për herë të parë.
‘Nuk ka më mirë se këto prova në trafik’ thotë Harri Santamal, lider i këtij projekti dhe menxher projektesh në Metropolia University of Applied Sciences (Universiteti i Shkencave të Aplikuara Metropolia).
Testimi i gjerë ndjek një pilot të suksesshëm në rrugët e mbyllyra, në lagjet e qytetit të Vantaa.
Finlanda është bërë një ‘vatër’ e zhvillimit dhe testimit të teknologjisë automatike sepse, ndryshenga vendet e tjera të botës, ligjet e Finlandës nuk e pengojnë udhëtimin e mjeteve pa shoferë. Kjo gjë ka bërë që të priten shumë shiritë të kuq nga shumë firma dhe grupe kërkimore që kërkojnë të provojnë automjetet në rrugët publike në SHBA dhe Europë.
Trafiku i qytetit do të provojë ‘skenarë të rinj’ udhëtimi për autobusët , duke qenë se këta të fundit duhet të mbajnë ritmin me kompjuterët dhe të tjerë automjetë, të cilët mund të mos jenë të parashikueshëm në lëvizjet e tyre. Autobusët kanë një shpejtësi prej 40km në orë por do të udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej 10 km në orë, duke u bërë kështu automjete të nagdalëta.
Autobusët automatikë shihen si një shtim i sistemit të transportit publik të Finlandës, lëvizja e banorëve në një sistem voluminoz transporti është më e kushtueshmë sesa të zëvendësosh të gjithë shoferët.
Helsinki ka dy vjet që është pjesë e plani 10-vjeçar; të zoterosh një makinë është e pakuptimtë në këtë sistem lëvizës me shumë kerkesa, por ky lloj plani është i vështirë. Shërbimi i autobusit të zgjuar komunitar, Kutsuplus, i cili integron një sistem të ngjashëm me Uber-in, u mbyll pas një viti si pasojë e shpenzimeve dhe numrit të vogël të pasagjerëve, sipas qytetit.
Mendohet që keto autobus të vegjël automatik mund ta kompesojnë zhgënjimin e banorëve të cilët nuk e përballuan dot për shkak të fondeve të pakta komunitare.
Provat e makinave që udhetojnë vet mendohet të shkojnë edhe në rrugët publike te UK(Mbretërisë së Bashkuar), duke përfshirë kamionë automatikë në M6 dhe Volvo SUVs pa shoferë në Londër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.