“Ata hyjnë pa trokitur”, drama shqiptare shfaqet në Kroaci - Business Magazine Albania

“Ata hyjnë pa trokitur”, drama shqiptare shfaqet në Kroaci

Komuniteti shqiptar në Kroaci, pjesë aktive e të cilit janë Arbneshët e Zarës, kanë një jetë të pasur artistike e kulturore, dhe së fundmi kanë organizuar edhe Shoqërinë Dramatike Shqiptare “Mërgimtari”. Në kuadër të festave të nëntorit, kjo shoqëri do të vë në skenë më 28 Nëntor veprën e autorit shqiptar Armand Bora, “Ata hyjnë pa trokitur”, me regji të Leonard Hamitajt. Tragjikomedia do të interpretohet nga vetë Hamitaj dhe aktorja kroate Ana-Marija Burušić.

Kjo vepër e konceptuar në formën e teatrit bashkëkohor, shfaqet për herë të parë për publikun në Kroaci, duke sjellë para tyre ndërthurjen e elementeve të absurdit, ekzistencializmit, komedisë me tragjedi, sarkazëm dhe ironi. Subjekti përshkruan situata të jetës së një çifti të martuar intelektualësh shqiptarë të izoluar brenda katër mureve të shtëpisë së tyre dhe brenda kufijve të Shqipërisë së periudhës së komunizmit. Të dy janë në kërkim të fajit. Ata kthehen vazhdimisht në historinë e jetës së tyre, duke e analizuar atë për të gjetur secili prej tyre e bëri gabimin fatal.

Vazhdimisht paketojnë rrobat, duke përgatitur t’i marrin me vete në rast internimin e detyruar.  Burri është një artist, muzikant me profesion, një person emocional, i lidhur me gruan e tij nga dashuria sublime dhe mbizotërimi irritues i situatave të vogla të jetës së përditshme që përbëjnë jetën e tyre. Gruaja, megjithëse nuk ka një profesion specifik, simbolizon bukurinë fizike dhe shpirtërore. Autori Bora konfirmon se drama është frymëzuar nga historia e çiftit të njohur aktorë Pirro dhe Pavlina Mani, që nuk tregon jetën e tyre, por është një dedikim dhe kujtim të tyre.

KULTPLUS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0