Astronautët e NASA-s po kthehen në Tokë

Astronautët e NASA-s po kthehen në Tokë

NASA

Dy astronautët e NASA-s, që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, janë duke u kthyer për në Tokë, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët do të bjerë me parashutë në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Kapsula e misionit Endeavour me astronautët amerikanë Bob Behnken dhe Doug Hurley u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën. Kjo është procedura e parë e këtij lloji me një kapsulë hapësinore të ndërtuar nga një kompani private.

Lexoni: Kapsula e SpaceX arrin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

“Ishin dy muaj të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë gjithçka që ju bëtë si ekuipazh për të na ndihmuar të provojmë aftësitë e Dragonit në fluturimin e tij të parë me njerëz,” i tha astronauti Hurley anëtarit amerikan të ekuipazhit të mbetur në stacion, Chris Cassidy, para largimit.

NASA dhe SpaceX, që monitoronin kthimin e ekuipazhit, e përjashtuan opsionin që kapsula të ulej në oqean në fillim të javës së kaluar, për shkak të stuhisë tropikale Isaias, e cila tashmë është zbutur.

Me uljen e së dielës në Atlantik, anija do të provojë se është në gjendje të transportojë me sukses astronautët për në hapësirë dhe t’i kthejë ata në Tokë. Këtë udhëtim kompania SpaceX e ka realizuar dhjetëra herë me ngarkesë por kurrë më parë me njerëz në bord.

“Pjesa më e vështirë ishte të na çonte në stacion, por më e rëndësishmja është të na kthejë në Tokë,” tha Behnken gjatë ceremonisë së lamtumirës të shtunën në stacionin hapësinor.

Më 31 maj, SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, u bë kompania e parë private, që dërgon njerëzit në orbitë.

Zyrtarët e NASA-s kanë thënë se kapsula Crew Dragon, që mund të mbajë deri në shtatë astronautë, ka qenë në gjendje mjaft të mirë që nga lëshimi drejt stacionit hapësinor, ku astronautët kanë kryer testime dhe monitorime të funksionimit të saj gjatë kohës që ajo rrinte në pritje, e ankoruar në stacion.

NASA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0