Tirana këtë vit mban titullin “Qyteti Evropian i Sportit”. Me këtë rast në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë u zhvillua të shtunën aktiviteti “Artet marciale kineze”, një bashkëpunim midis Bashkisë Tiranë dhe Ambasadës së Kinës. Ky event solli për sportdashësit një mbrëmje të veçantë, me performancën e sportistëve të grupmoshave të ndryshme.
Drejtoresha e përgjithshme e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, u shpreh e kënaqur që Kina ka qenë ndër të parat shtete që ka përkrahur eventet kulturore dhe sportive me rastin e “Tirana – Qyteti Evropian i Sportit”. I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kinës në Tiranë, Wang Dexin, tha se Shqipëria ka një traditë dhe histori të gjatë sportive, ndaj dhe e meriton titullin si Qyteti Evropian i Sportit 2023.
Në këtë event e ftuar ishte edhe Drejtoresha e qendrës së librit në Tiranë, e cila ndau disa nga përjetimet e këtij eventi, së bashku me vajzën e saj Sindi Bego, e cila vite më parë ka qenë edhe kampione në këto sporte.
Ndërsa eventi u organizua ne Tiranë, Presidenti i Arteve Marciale Iliria, Dashamir Lleshi, flet me pasion për këtë sport disa nga detajet kryesore të këtij sport i cili zhvillohet në Shqipëri.
Zonja Mirela Koçollari, si e shihni këtë aktivitet në kuadër të shpalljes së Tiranës, “Qyteti Evropian i Sportit”?
Mirela Koçollari: Më vjen mirë që Ambasada e Kinës ka qenë ndër të parat që ka reaguar ndaj ftesës sonë për të pasur këto bashkëpunime dhe për të ndarë këto eksperienca dhe sporte jo shumë të zgjeruara në Shqipëri. Por, kjo mund të jetë një pikënisje për këto bashkëpunime, për zgjerimim dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në këto sporte të veçanta. Kultura, arti dhe sporti janë pika që bashkojnë më shumë dy popuj, janë gjëra që na bëjnë më të mirë, më të shëndetshëm dhe më të paqtë me njëri-tjetrin”
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kinës në Tiranë, Wang Dexin, tha se:
“Në Shqipëri, sporte të ndryshme si futbolli, basketbolli, volejbolli janë në ritëm të plotë. Në këtë stadium takuam mjeshtrin Albert Kola i cili dha mësim shaolin kung fu dhe mjeshtrin Arbër Çekrezi i cili trashëgoi “Wudang Tai Chi”. Pra, mund të themi se miqtë shqiptarë nuk janë të panjohur me artet marciale kineze. Kjo është hera e parë që delegacioni kinez i Wushu-së shkon jashtë vendit pas pandemisë dhe është gjithashtu një nga vizitat e para në Evropë në vitet e fundit. Është një traditë e kulturës kineze të takosh miq përmes arteve marciale. Ambasada e Kinës është e gatshme të bashkëpunojë me njerëz miqësorë nga të gjitha sferat e jetës në Shqipëri, për të promovuar së bashku zhvillimin e arteve marciale kineze në Shqipëri”,- deklaroi i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës.
Lexo edhe:Biznesi në rritje i koncerteve në Shqipëri
Pjesëmarrëse në këtë event ishte edhe drejtoresha e qendrës së librit në Tiranë, Alda Bardhyli, së bashku me vajzen e saj Sindi Bego.
Zonja Bardhyli, cilat janë impresionet tuaja në lidhje me këtë event të organizuar?
Alda Bardhyli: Ishte bukur të ndiqja këtë event në pallatin e sportit Farie Hoti, më la mbresa të jashtzakonshme si edhe më rikujtoi edhe njëhërë mua dhe të gjithë pjesëmarrësve se Kina është dhe do të mbetet shteti unik dhe përfaqësues i këtij sporti.
Në historine mijëra vjeçare të këtij sporti, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rregullave te mirësjelljes dhe moralit njerëzor jo vetëm në Kinë por kudo ku kjo lojë është përhapur.
Performanca e asaj dite ishte unike dhe unë së bashku me vajzën time patëm kënaqësinë të ishim në tribunë. Dikur vajza ime ka qënë edhe kampione në këto lojëra
Sindi ju këni qenë kampione në këto lojra? Na tregoni si u ndjetë që ishit në tribunë duke ndjekur shfaqjen e tyre?
Sindi Bego: Ndoqa shfaqen dhe ishte kënaqësi e veçantë për mua. Gjithë sportistët ishin të përgatitur por unë mbeta e frymëzuar nga vajzat të cilat përshfaqën një lloj force dhe dinjiteti në realizim, të dy këto elementë të cilat ti ofron ky sport.
Mendoj që ishte diçka shumë e madhe që një skuadër kampione në botë të performonte në stadiumin shqiptar. Unë vetë kam qenë kampione në Artet Marciale dhe ishte ndjesi unike të shikoje një skuadër aq të përgatitur të cilët e tregonin nivelin profesional në çdo lëvizje.
Zoti Dashamir Lleshi, a mund të na tregoni si operoni në shqipëri me këtë sport?
Dashamir Lleshi: Unë jam president i arteve maricale Iliria dhe këtë sport e kam nisur që herët, që në vitet 1196-1997 dhe deri tani nuk kam ndaluar jam gjithmonë aktiv. E kam vijuar jashtë në Greqi si fillim jam diplomuar atje dhe kemi ardhur në Shqipëri në vitin 2013. Në vitin 2013, unë themelova shoqatën e arteve marciale “Ilira”. Grupomoshat janë nga mosha 4-vjeç deri në moshën e treta. Zakonisht janë të vegjël ata që vijnë në arte marciale. Nga mosha 4-14 vjeç janë prurjet në masë. Por, ka dhe nga mosha 16-18, pastaj vjen mosha 30-40 vjeç që e frekuentojnë shumë. Unë personalisht kam dy grupe në moshën 30-40 vjeç. Duhet të kesh një trup të gatshëm për të ushtruar këto sport. Historia ime e hapjes së kësaj shoqate ka qënë një moment që, ishte e vështirë sepse nuk njihej si sport dhe na u deshën shumë vite për të shkuar në këto rritme. Aktualisht kemi shumë fëmijë, tre ditë në javë dhe janë vërtët shumë. Këta fëmijë marrin dhe pjesë në kampionate ndërkombëtare dhe kështu sa vijë dhe shtohen në numër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.