Arsyet përse iPad Pro i ri nuk mund të zëvendësojë dot laptopin

Arsyet përse iPad Pro i ri nuk mund të zëvendësojë dot laptopin


Në një intervistë për britaniken “The Independent” këtë javë CEO i Apple, Tim Cook tha se iPad i ardhshëm mund të zëvendësojë laptopin tënd.

“Gjëja që është interesante rreth harduerit, kombinuar me softuerin, në mënyrë të veçantë me karakteristikat ‘multitasking’ që ka, do të thotë se iPad mund t’i bëjë apel gjithkujt virtualisht. Atij mund t’i bashkangjisni një tastierë duke e shndërruar atë në një laptop,” ka thënë Cook gjatë intervistës.

iPad Pro është iPadi i ri që del gjatë kësaj jave me një ekran shumë të gjerë prej 12.9 inçësh. (iPad Air ka një ekran 9.7 inçësh.)

Gjithashtu ka edhe një çantë për tastierën opsionale dhe një majë shkruese. Jo më kot edhe Cook shprehet për produktin e Apple se do të zëvendësojë laptopin.

Por sërish ka arsye që të jemi skeptikë. Të tjerët kanë tentuar të prodhojnë tableta që mund të zëvendësojnë laptopet me rezultate mikse. Janë dy “pengesa” kryesore që e bëjnë iPadin të mos bëhet dot si një laptop.

1. iPad Pro ka nevojë për një mbajtës për të qëndruar në këmbë

Për të pretenduar se iPad mund të zëvendësojë laptopin, duhet të mbajë veten në këmbë, ashtu siç bën Microsoft Surface Book.

E vetmja mënyrë që mund të bëni që iPad Pro të rrijë në këmbë është me tastierën Smart të Apple. Ju duhet që t’i sistemoni pjesët e kompletit në formë trekëndëshi pas iPad Pro në mënyrë që të përballojë peshën e tabletës, nëse doni që të duket si një laptop normal. Problemi këtu qëndron se seti zë shumë më tepër hapësirë se ç’zë laptopi dhe peshon shumë në prehërin tuaj.

Duket sikur nuk përbën ndonjë problem të madh, por në fakt është problem.

iPad Pro-tastierë opsionale-businessmag

2. Performanca e tabletave me çmimet e laptopave

Më pas është edhe fakti se iPad Pro përdor sistemin operativ iOS 9 të telefonave. Me karakteristikën “split view” të lejon ta ndash ekranin e iPad-it në dy aplikacione të ndryshme. Por ngelet gjithmonë një sistem operativ i telefonave celularë, i cili përdor versionin mobile të aplikacioneve, që për të thënë të drejtën nuk i afrohen versioneve të plotë të “desktop”. Gjithashtu ka pak të dhëna nëse zhvilluesit po punojnë për aplikacione inovative të dizenjuar për produktin e kësaj forme. Derisa të mos ketë përmirësime në këtë drejtim, nuk do të ketë shumë nxitje për të blerë iPad Pro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0