Arsyeja pse gratë më të fuqishme në botë arrijnë "t’i kenë të gjitha"? - Business Magazine Albania

Arsyeja pse gratë më të fuqishme në botë arrijnë “t’i kenë të gjitha”?

Lily Allen ka deklaruar se ardhja në jetë e fëmijëve të saj ia ka “shkatërruar plotësisht” karrierën muzikore.

Këngëtarja 38-vjeçare është nënë e dy vajzave, Ethel Mary, 11 vjeçe, dhe Marnie Rose, 9 vjeçe, nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Sam Cooper. Duke folur për mënyrën se si amësia ndikoi në zgjedhjet e saj profesionale, Allen tha për Radio Times:
“Fëmijët e mi e shkatërruan karrierën time. I dua dhe më plotësojnë, por sa i përket pop-stardom-it, ata e shkatërruan plotësisht.”

Ajo shtoi se ndihet e irrituar sa herë që dëgjon shprehjen se gratë “mund t’i kenë të gjitha”. “Jam shumë e mërzitur kur njerëzit thonë se mund t’i kesh të gjitha, sepse, sinqerisht, nuk mundesh.”

Allen theksoi se disa njerëz zgjedhin karrierën mbi familjen dhe se kjo është e drejta e tyre, por për të, përvoja e fëmijërisë ka qenë vendimtare në zgjedhjet që ka bërë si nënë.
“Prindërit e mi kanë qenë mjaft të munguar kur isha fëmijë dhe mendoj se kjo më ka lënë disa plagë që nuk jam e gatshme t’ua përsëris vajzave të mia.”

Lexo edhe: Ilir Çopja: Videolojërat si mjet mësimor, pse Shqipëria po humb një mundësi edukative?

Ajo rrëfeu se ka zgjedhur të tërhiqet nga muzika për t’u përqendruar tek fëmijët: “Zgjodha të ndalem dhe të fokusohem tek ato. Jam e lumtur që e bëra këtë, sepse mendoj se janë rritur mirë dhe janë fëmijë të balancuar.”

Allen, vajza e aktorit Keith Allen dhe producentës së filmit Alison Owen, kujtoi edhe momente të fëmijërisë së saj, kur ajo dhe fëmijë të tjerë liheshin jashtë një restoranti ndërsa prindërit ishin brenda. “Prindërit tanë frekuentonin një restorant të quajtur 192. Nuk kishte hapësirë për fëmijët, ndaj ne liheshim jashtë, duke u endur nëpër Portobello Market. Vjedhnim gjëra.”

Ylli i muzikës, i cili u bë i famshëm në vitin 2008 me hitin Smile, ndaloi së publikuari muzikë pas albumit të vitit 2014, Sheezus.

Më pas, ajo gjeti një drejtim të ri artistik në aktrim, duke debutuar në West End me shfaqjen 2:22 A Ghost Story.

“Ishe rreth dy vjet sober dhe sapo isha shpërngulur në New York. Një pjesë e madhe e sobriety është dorëzimi dhe pranimi që jeta ka një plan për ty,” tregoi Allen.
“Ata më telefonuan për një shfaqje në West End dhe u thashë ‘Jo, nuk jam aktore’. Por më pas fola me Davidin.”

Bashkëshorti i saj aktual, aktori David Harbour, e inkurajoi të rishikonte vendimin.
“Pesë javë më vonë isha në prova.”

Performanca e saj i solli një nominim për Olivier Award për Aktoren më të Mirë në vitin 2022.

Që atëherë, Allen ka luajtur edhe në shfaqjen The PillowmanMartin McDonagh, si dhe ka marrë pjesë në serialin televiziv Dreamland, që rrëfen historinë e katër motrave që jetojnë në brigjet e Kentit.

telegraph

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0