Arrestimi i Carlos Ghosn tregon se edhe vizionarët kanë nevojë për mbikëqyrje

Arrestimi i Carlos Ghosn tregon se edhe vizionarët kanë nevojë për mbikëqyrje


Rënia e kryetarit të Nissan, Carlos Ghosn është një kujtesë që ne të gjithë kemi nevojë për një shef, edhe kapitenët më të fuqishëm të industrisë.

Ghosn u arrestua të Hënën sipas asaj që Nissan e quan “shenja të një drejtimi të keq”. Ai mban dy tituj në Renault, CEO dhe kryetar. Aksionet e të dy kompanive u zhytën në humbjen e udhëheqësit të tyre vizionar.

Kur CEO kap shumë pushtet, përgjegjësia dhe besimi ndonjëherë dalin jashtë kontrollit.

Mungesa e mbikëqyrjes mund të çojë në mashtrime.

“Edhe drejtuesit kanë nevojë për kontrolle dhe balancime,” tha Ralph Walkling, themelues i Institutit Gupta për Qeverisjen e Korporatave në Universitetin Drexel.

“Puna primare e bordit është të punësojë dhe të zëvendësojë drejtorin ekzekutiv dhe bordi drejtohet nga kryetari. Kur këto dy role janë të kombinuara, kjo mund të paraqesë një situatë të vështirë”, tha Walkling.

Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare, Ghosn u bë një nga drejtuesit më me ndikim në industrinë e automobilëve. Ai ishte arkitekti prapa aleancës globale të Nissan, Renault dhe Mitsubishi të Japonisë. Të tre kompanitë punësojnë rreth gjysmë milioni njerëz në pothuajse 200 vende.

Nissan tha se një ankesë e vogël e bëri kompaninë t’i futet hetimit për Ghosn. “Janë zbuluar shumë veprime të tjera të sjelljes së dëmshme të tij, të tilla si përdorimi personal i aseteve të kompanisë”, tha Nissan.

“Fuqia absolute mund të korruptohet përfundimisht,” thotë Bill Klepper, profesor menaxhimi në Universitetin e Columbia.

Por ka dhe CEO që dinë të drejtojnë mirë.

Jeff Bezos është kryetar dhe CEO i Amazon dhe kjo e fundit është bërë kompania më dominante në Amerikë. Bezos rrjedhimisht është njeriu më i pasur në botë.

Megjithatë, problemet janë edhe më të larta kur ka shumë fuqi të përqendruar në një individ. Marrim parasysh trazirat në Tesla. I përballur me një padi të KSHZ-së për deklaratat “të rreme dhe mashtruese”, Elon Musk u detyrua të heqë dorë nga roli i kryetarit.

Dhe një seri skandalesh në Facebook ka çuar në thirrje për kryetarin dhe CEO Mark Zuckerberg për të hequr dorë nga një pjesë e fuqisë së tij të madhe. Zuckerberg ka shumicën e fuqisë votuese në Facebook.

Ka majë, por ka dhe humnerë.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0